E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e OSBE, Berisha: Opozita të kthehet në Parlament

TIRANE- Pas deklaratës së Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Joao Soares ka ardhur edhe reagimi i kreut të qeverisë Sali Berisha. Kryeministri i vendit është kapur pas deklaratës se opozita duhet të rikthehet në Parlament, duke e cilësuar këtë si pikën më të fortë të kësaj deklarate.
“Në Asamblenë Parlamentare të OSBE diskutimet u bazuan lidhur me bojkotin që opozita shqiptare i ka bërë parlamentit pas zgjedhjeve të 28 qeshorit, kërkesat e saj ishin për ti dhënë fund bojkotit” – deklaroi Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha Presidenti i OSBE-së rikonfirmoi edhe një herë se zgjedhjet e 28 qershorit ishin të lira dhe të ndershme. Sipas tij, edhe Suares përsërit kërkesën e vazhdueshme që opozita të kthehet në parlament.
“Parlamentarët e kësaj Asambleje kanë rikonfirmuar vlerëimet e tyre për zgjedhjet në Shqipëri si të lira dhe të ndershme, kanë bërë thirrje për opozitën të kthehet në parlament brenda afatit kushtetues. Zoti Suares bëri vlerësimin e tij objektiv në mbledhjen e OSBE, për deklaratën e tij dua ta falenderoj presidentin Suares se i referohet gjërësisht konkluzioneve të OSBE- ODIHR në Shqipëri, i bën thirrje në mënyrë të përsëritur opozitës shqiptare që ti japë fund menjëherë bojkotit dhe të zërë vendet në Parlament”- theksoi Kryeministri.

Në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor, pikë kyce kjo në deklaratën e Suares, Berisha u shpreh se ka vullnet të plotë për ngritjen e tij, duke i garantuar opozitës shumicën e anëtarëve. Por theksoi Berisha, ky komision duhet të respektojë Kushtetutën dhe vendimet egjykatës.
“Unë jam këtu për të garantuar OSBE dhe Suares për vullnetin e plotë të maxhorancës për tu angazhuar në reforma të gjithanshme me opozitën, për të respektuar të drejtat e saj, përvec atyre problemeve për të cilat ka vendosur gjykata. Suares mirëpret vullnetin e mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e plotë të zgjedhjeve në respekt të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese” – nënvizoi Berisha.

Duke theksuar se ky raport i OSBE është një nxitje edhe për dialogun në tryezë mes opozitës dhe maxhorancës, Berisha theksoi se rezultatet nga kjo tryezë mund të jenë plotësisht të prekshme dhe mund të kthejnë opozitën në kuvend.
“është në interesin me të mirë të vendit që edhe ky raport të jetë një nxitje tjetër për suksesin e tryezës nga e cila mund të dilet me rezultate plotesisht të prekshme, rezultate, të cilat bëjne të mundur kthimin e opozitës në Parlament. Ne I garantojmë opozitës shumicën e anëtarëve në komisionin hetimor. Nëqoftëse lexoni dokumentat ndërkombëtare, në asnjë prej tyre nuk lexohet që opozita të ketë shumicën, por këtë kompromis e bën vetëm maxhoranca jonë, për ti dhënë poozitës të gjitha mundësitë që të mund të hetojë plotësisht zgjedhjet, sipas rekomandimeve të Gjzkatës Kushtetuese”- përfundoi kryeministri Berisha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›