E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi dhe grabiti shokun, arrestohet 21 vjecari

DURRëS- Arrestohet në Durrës një 21 vjecar i cili pasi grabiti me dhunë tre netë më parë, një automjet tip benz, lëvizte i lirshëm në rrugët e qytetit bregdetar me mjetin e grabitur.

21 vjecari Andi Dalipaj plagosi me thikë tre netë më pare, duke e qëlluar plot 15 herë në pjesën e barkut bashkëmoshtarin e tij me iniciale Z.P po nga Durrësi, ngjarje e cila ndodhi në kohën kur ky i fundit po e transportonte agresorin me makinën e tij nga plazhi në drejtim të Shkozetit.

Pasi e plagosi Dalipaj e hodhi viktimën në asfaltin e rrugës dhe i grabiti më pas makinën benz. I plagosuri është dërguar në spital nga kalimtarët dhe fatmirësisht ka dalë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa për tre ditë autori i kësaj ngjarje lëvizte i lirë në rrugët e Durrësit me mjetin e grabitur me dhunë, deri në momentin e arrestimit të tij nga policia, e cila shton se Dalipaj njihej si konsumues i lëndëve narkotike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›