E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, Berishës: Dëgjo këmbanat për hapjen e kutive

TIRANE-  Pak minuta pas publikimt të deklaratës së kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Joao Soares në të cilën nënvizohet marrja në konsideratë e kërkesave të opozitës për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, kreu socialist Edi Rama falenderoi mbështetjen e OSBE-së për atë që ai e quajti “mirëkuptim të plotë ndaj shqetësimeve të opozitës shqiptare”.

Në një konferencë për shtyp pas vizitës së tij në Vjenë, kreu socialist theksoi se gjatë bisedimeve me kreun e Asamblesë së OSBE u ra dakord se hetimi i zgjedhjeve të 28 qershorit nuk mund të kufizohet.

Duke ju referuar rekomandimeve të OSBE për rikthimin e opozitës në Kuvend, Rama nënvizoi se partia që ai drejton është e gatshme ti japë fund bojkotit, menjëherë pasi ti hapet rruga hetimit të plotë të zgjedhjeve.

“Rishpreh vullnetin tim për të mbyllur bojkotin me tu mbyllur përpjekjet e qeverisë për ta kufizuar dhe kushtëzuar komisionin parlamentar duke nxjerrë lutitë e votimit nga objekti i hetimit. Demokracia nuk është në krizë sepse opozita është në bojkot , ne jemi në bojkot sepse demokracia është në krizë. Fundi i kësaj krize fillon me transparencën e plotë të zgjedhjeve. ” u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryesocialisti i bëri thirrje kreut të qeverisë të dëgjojë këmbanat, që sipas tij, po bien nga të gjitha anët për hetimin tërësor dhe të plotë të zgjedhjeve.

“Tani tërë bota këkron hetim të zgjedhjeve dhe vetëm OSBE sot ka këkruar publikisht që zgjedhjet të heton plotësisht e tërësisht. Uroj që qeveria dhe përkatësisht zoti Berisha të dëgjojë këmbanat që bien nga të katër anët përpara se kriza të bëhet e padurueshme për popullin që i dëgjon të gjitha këmbanat.” theksoi Rama. 
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›