E Diel, 1 Nëntor 2026

Krrabë, gjendet një kufomë brenda një makine të djegur

TIRANE- Një makinë e shkurmbuar plotësisht së bashku me trupin e pajetë të një personi është gjetur mbrëmjen e sotme në kilometrin e 27-të, pranë Qafës së Kërrabës në segmentin rrugor Tiranë-Elbasan. 

Makina e përfshirë nga flakët është konstatuar fillimisht nga drejtuesit e automjeteve që po kalonin atë moment, të cilët njoftuan menjëherë policinë.
Burime policore konfirmojnë vetëm faktin e gjetjes së një kufome brenda makinës, por nuk japin të dhëna për moshën dhe identitetin e tij. Fillimisht policia hetoi në disa pista, atë të një zjarrvënie të qëllimshme, një djegie aksidentale të makinës apo një krim të mundshëm.

Pas hetimit në vendgjarje policia konkludoi se djegia e makinës tip Reno, ishte aksidentale. Mendohet se mjeti ka rrëshkitur rreth 50 metra nga rruga dhe benzina ka shpërthyer duke shkaktuar djegien e plotë të makinës dhe drejtuesit të saj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›