Deklarata e OSCE rikthen sherrin Berisha-Rama. Topi gati propozimet
19/02/2010 Asambleja parlamentare e OSBE-së del me një deklaratë
Soares: Deputetët e opozitës të lënë bojkotin
Takime me Kryeparlamentaren Topalli dhe kreun e PS-së, Ramën
Presidenti i asamblesë parlamentare të OSBE-së, Joao Soares, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të hyjnë në Parlament, pavarësisht kërkesave të tyre. Pas takimit që ai ka zhvilluar me Kryetaren e Kuvendit, Jezefina Topalli dhe kreun e opozitës, Edi Rama, Soares ka shprehur përkrahjen e tij edhe për ngritjen e një komisioni hetimor konform ligjeve në fuqi. “Ne mbështesim plotësisht raportin e dorëzuar në asamblenë parlamentare të OSBE-së. Unë mendoj se është e rëndësishme të deklarojmë qartë se duhet që të gjithë të zgjedhurit të hyjnë në Parlament. Kjo është sigurisht thelbësore, pavarësisht ndonjë ankese që mund të ketë. Deputetët e zgjedhur duhet të hyjnë në Parlament, sepse ekziston rreziku që, nëse deputetët e PS-së nuk hyjnë në Parlament javën e ardhshme, mund të humbin mandatin e tyre. Kjo do të ishte e tmerrshme, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur gjatë 20 vjetëve të fundit në vende si Shqipëria”, theksoi Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Ai ka këmbëngulur në daljen e një deklarate të asamblesë, ku u ka kërkuar të gjithëve që të kontribuojnë për hartimin e saj. “Ne duhet të dalim me një deklaratë të qartë dhe unë do tju kërkoja të gjithëve të mbështetni dhe të kontribuoni në këtë deklaratë, dhe jo duke u bazuar në spekulime, por duke u bazuar në vëzhgimet tona dhe të Alce Hastings dhe Wolfgang Grossruck, të cilët kanë qenë në terren. Kjo do të kontribuonte në demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Pavarësisht nga pikëpamjet tona politike, ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë dhe të tregojmë një herë e mirë se ne kemi besim tek ky proces”, përfundoi ai. Në punimet e asamblesë parlamentare të OSBE-së, në Vjenë, morën pjesë: Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe sekretarja për marrëdhëniet më jashtë në PS, Arta Dade.
Ftesa
Drejtori i komunikimit të asamblesë së OSBE-së, Klas Bergman, tha gjithashtu se dyshimet për parregullsi të paraqitura nga opozita duhen hetuar, ndërsa i bën thirrje asaj të zërë vendet e saj në Kuvend. “Në interes të stabilitetit të vendit u bëhet thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të zënë vendin në Kuvend. Duhet të ketë një hetim të hollësishëm të zgjedhjeve. U bëj thirrje palëve të angazhohen për të zgjidhur këtë moment delikat të politikës në Shqipëri”, tha ai.
Stafi juridik i Presidencës nis punën për hartimin e platformës për krizën
Propozimi: Hetim i pakufizuar, pa cenuar ligjin
Presidenti smund të shprehet paraprakisht për hapjen ose jo të kutive
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka angazhuar stafin e tij juridik për të përgatitur një platformë me propozime dhe një zgjidhje të “artë” që do të kënaqë të dyja palët. Ndërkohë që pak shpresa ka që PD-ja dhe PS-ja të tërhiqen nga pozicionet e tyre fillestare, stafi i Presidentit po përpiqet të hartojë një marrëveshje, e cila do të kënaqte të dyja palët dhe do ti jepte fund ngërçit të krijuar përpara datës 4 mars. Burime të Presidencës thanë dje se Presidenti në asnjë mënyrë nuk mund të shprehet për hapjen ose jo të kutive, pasi nuk është në tagrin e tij kjo çështje, siç kërkojnë liderët e dy forcave politike, por mundet vetëm të propozojë ngritjen e një komisioni hetimor që do të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, duke vendosur si kusht transparencën e plotë të tyre, deri aty ku nuk cenohen ligjet dhe Kushtetuta e vendit. Pra, me pak fjalë, fillimi i hetimit të zgjedhjeve, dhe më pas të vendoset përgjatë punës se deri ku do të shkojë transparenca e tyre. Më tej marrëveshja ka të bëjë me përfundimin e bojkotit, angazhimin e palëve për hartimin e një tjetër kodi zgjedhor, bazuar në përfundimet e komisionit hetimor parlamentar, kontributin e forcave politike për reformat në drejtësi dhe integrimin e vendit etj.
Konsultat
Burimet shprehen se drafti është në fazën e parë të tij dhe nuk përjashtohet që pas edhe konsultave paraprake me juristë dhe konstitucionalistë të ketë ndryshime. Por për të njëjtën çështje, Presidenti Topi pritet të ketë takime konsultash dhe me faktorin ndërkombëtar në vend, si dhe me të dërguarit e asamblesë parlamentare që do të vijnë javën e ardhshme për çështjen e krizës në Shqipëri. Gjithsesi, burimet shtojnë se drafti i Presidentit është i fundit që do të propozohet në tryezë, pasi do të pritet deri në fund një tërheqje nga pozicionet fillestare të palëve politike të angazhuara në proces.
Zgjidhja
Duket se Presidenti i Republikës do të ketë në dorë propozimin e fundit për zgjidhjen e krizës, një detyrë aspak e lehtë për pozicionin e tij. Institucioni i tij qëndron mbi palët dhe propozimet që ai duhet të hedhë në tryezë, duhet të jenë pranuar nga faktorët politikë. Formula e gjetur është bazuar më së shumti në rekomandimet e ndërkombëtarëve, të cilët pranojnë se duhet një hetim i zgjedhjeve, por në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Nga ana e saj, dhe vetë PS-ja ka pranuar se kërkesa e saj nuk është antikushtetuese, kështu që vetë Topi ia lë tryezës së komisionit ta vlerësojë nëse hapen apo jo kutitë. Në rast se hapja e tyre nuk bie ndesh me Kushtetutën, atëherë komisioni hetimor parlamentar do të ketë të gjithë tagrin për të hetuar rreth votave që ka në kuti.
Kryeministri Berisha komenton
“Deklarata nxit konsensusin te Presidenti”
Kryeministri i vendit, Sali Berisha, është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje politike në tryezën e Presidentit. Gjatë fjalës së tij në Parlament, kreu i ekzekutivit përshëndeti deklaratën e Presidentit të asamblesë parlamentare të OSBE-së, Joao Soares, dhe garantoi për vullnetin e mazhorancës që ai kryeson për tu angazhuar në një reformë të madhe me opozitën. “Kjo deklaratë është një nxitje tjetër për suksesin e tryezës, nga e cila mund të dilet me rezultate të prekshme. Unë e garantoj opozitën se do ta mbështes në ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar çdo gjë, me përjashtim të atyre çështjeve për të cilat gjykatat kanë dhënë vendimet e tyre”, theksoi Berisha. Në përpjekje për të treguar vullnetin e mazhorancës për të nxjerrë vendin nga kriza, në interes të vendit, kreu i Qeverisë ripërsëriti zotimin për ti dhënë mazhorancës shumicën në komision. “Në komision opozita do të ketë shumicën. Ky është koncesioni më i madh që ne po bëjmë në interes të vendit, pasi realisht në asnjë dokument të ndërkombëtarëve nuk përmendet kjo kërkesë”, vijoi shefi i ekzekutivit. Në mbyllje të fjalë së tij, Berisha nënvizoi respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese veçanërisht nga opozita, duke nënkuptuar respektimin e këtij institucioni edhe për vendimet që mund të bien ndesh interesave të saj.
Për PS-në, OSBE mbështet hapjen e kutive
Rama: Berisha të dëgjojë kambanat e ndërkombëtarëve
Oli Xhilaga
Partia Socialiste e konsideroi deklaratën e Presidentit të asamblesë parlamentare të OSBE-së, Joao Soares, në koherencë të plotë me kërkesën e parashtruar prej kohësh nga kjo parti, lidhur me hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Më saktë, për hetim të plotë të zgjedhjeve parlamentare, bazuar në Kushtetutën dhe vendimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese për hetimin parlamentar. Presidenti Soares, pas takimeve që zhvilloi në Vjenë me drejtues të së majtës dhe të së djathtës shqiptare, preferoi të bënte një deklaratë për shtyp, ku u shpreh dhe një herë tjetër për mbështetjen mbi vlerësimin që OSBE-ja i bëri procesit zgjedhor të zhvilluar në vendin tonë në qershor të vitit të shkuar. Menjëherë pas kësaj deklarate erdhi dhe reagimi i kreut socialist, Edi Rama, i cili përshëndeti me mirënjohje Presidentin e asamblesë parlamentare të OSBE-së për mirëkuptimin e plotë dhe tërësor të shqetësimeve të ngritura nga PS-ja, shprehur në deklaratën e tij për shtyp. “Mikpritja e shkëlqyer që na rezervoi dhe dëgjimi shumë i vëmendshëm i pikëpamjes sonë për krizën e rëndë në Shqipëri meritojnë falënderimin tonë publik për Presidentin Soares. Ne jemi plotësisht e tërësisht në një mendje me sa shkruhet në këtë deklaratë, lidhur me ndërmarrjen e një hetimi të plotë e tërësor të zgjedhjeve, bazuar në Kushtetutën dhe vendimin përkatës të Gjykatës Kushtetuese për hetimin parlamentar”, vlerësoi Rama. Sipas tij, kjo është gjithçka kërkon PS-ja. Njëkohësisht, Rama bëri me dije dhe lidhur me qëndrimin e Presidentit Soares, i cili në deklaratë ka shprehur bindjen se opozita duhet të kthehet në Kuvend. Për këtë arsye, kreu i socialistëve rishprehu publikisht vullnetin e PS-së për ta mbyllur bojkotin me tu mbyllur përpjekja e Qeverisë për ta kufizuar e kushtëzuar komisionin hetimor parlamentar, duke nxjerrë kutitë e votimit nga objekti i hetimit. Nga ana tjetër, Rama sqaroi dhe me qëndrimin e PS-së. “Demokracia shqiptare nuk është në krizë, sepse opozita është në bojkot. Ne jemi në bojkot, sepse demokracia është në krizë. Dhe fundi i kësaj krize fillon me transparencën e plotë, tërësore, të pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve. Jo për të ndryshuar rezultatin, po për të shembur sistemin e korrupsionit elektoral”, deklaroi Rama. Gjithashtu, kreu i PS-së preferoi të theksojë se “bota kërkon hetim të zgjedhjeve dhe vetë OSBE-ja ka kërkuar publikisht që zgjedhjet të hetohen plotësisht e tërësisht. Uroj me gjithë zemër që Qeveria dhe përkatësisht zoti Berisha ti dëgjojë kambanat që bien nga të katër anët, përpara se kriza të bëhet e padurueshme për popullin”.
Anëtari Lazaj përballet i vetëm me katër kolegët “kundërshtarë”
KQZ përfshihet në debate për raportin vjetor
“KQZ të ushtronte më shumë presion”. Zguri: Partitë abuzuan
Anëtarët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë ndarë sipas pozicioneve politike edhe në mbledhjen e djeshme për raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit të tyre. Problematika e procesit zgjedhor të 28 qershorit për mazhoritarët ishte përballuar me sukses nga ana e KQ-së, ndërkohë që kjo e fundit, për anëtarin e vetëm të opozitës në mbledhje, Artan Lazaj, nuk kishte ushtruar sa duhet presionin dhe autoritetin që i njeh ligji për ti shmangur këto probleme. Për këtë arsye, ai edhe votoi kundër projektit. “Ngritja e VNV-ve në ambiente private nuk duhet të përdoret më si praktikë. U lejua votimi familjar në QV-të. U rrëzua kërkesa e dy anëtarëve të KQZ-së për hapjen e kutive. KQZ-ja ka përdorur dy standarde për vlerësimin e votës. KQZ-ja duhet të kishte ushtruar presion që Ministria e Brendshme të raportonte çdo muaj mbi pajisjen e shtetasve me karta identiteti”, tha Lazaj. Këto pretendime, kryetari i komisionit, Arben Ristani, i vlerësoi të pajustifikuara. Në përgjigjen e tij ai citoi vlerësimin e OSBE-së për punën e KQZ-së, ndërsa sqaroi se KQZ-ja mban përgjegjësi për detyrat që asaj i takojnë dhe jo për detyrat që u takojnë institucioneve të tjera apo edhe aktorëve të tjerë. Në këtë linjë ka diskutuar edhe anëtari Klement Zguri. Ai ka kujtuar se Kodi Zgjedhor shumë përgjegjësi ua njeh partive politike. “Janë partitë politike që kanë detyrimin ligjor për të sjellë komisionerë. Pra, nëse ka probleme për këtë pjesë, kjo do të thotë që kanë abuzuar partitë politike, jo KQZ-ja. E njëjta gjë është edhe me ngritjen dhe funksionimin e grupeve të numërimit të votave”, tha ai. Për sa i takon kërkesës së dy anëtarëve të KQZ-së për të hapur kutitë, kreu Ristani përmendi vendimin e Kolegjit Zgjedhor pro vendimit të KQZ-së. Raporti vjetor rendit disa probleme të hasura gjatë procesit dhe bën vetëm dy rekomandime. Ai do ti paraqitet Kuvendit për miratim.