Peshtan shemben 7 shtëpi,rrezikohen 20 shtëpi të tjera
19/02/2010 Shkak rënia masive e dheut për shkak të reshjeve. Banorët mbeten në qiell të hapur
AURORA DAMINI
FIER- Janë shembur 7 shtëpi, ndërsa 20 të tjera rrezikojnë të ngelen të pabanueshme për shkak të çarjeve të shumta qysh në themel, kolonave anësore të mureve, dyerve dhe dritareve të shtëpive. Shtatë shtëpitë krejtësisht të shembura kanë bërë që familjarët e këtyre shtëpive njëkatëshe dhe të ndërtuara para viteve ‘80 të jenë tashmë në qiell të hapur, por fatin e tyre e kanë edhe 20 shtëpi të tjera në fshatin Peshtan-Bregas në rrethin e Fierit, pasi këto shtëpi kanë pësuar dëmtime serioze.
Shembjet
Shtëpitë janë shembur tërësisht duke rrezikuar jetën e banorëve që jetojnë në to. Shkak është bërë shkarja masive në këtë zonë si pasojë e reshjeve të rëna me intensitet këto ditët e fundit. Banorët thonë se janë larguar të terrorizuar nga banesat për të shpëtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve. Shkarja e tokës së këtij fshati kodrinor ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme dhe lëvizja tektonike ka qenë e menjëhershme duke bërë të pabanueshme shtëpitë e këtyre banorëve. “Jeta jonë u rrezikua. Ka qenë ora 23 e natës. Pasi dëgjuam zhurma, larguam fëmijët shpejt dhe i dërguam tek të afërmit tanë. Këtu nuk rrihet më pasi muret janë çarë dhe ke frikë ta shohësh shtëpinë dhe jo më të banosh aty”,-ka thënë Myfit Shehaj, banor i fshatit Peshtan. Banorët shprehen se si rasti i tyre kanë dëgjuar t’u kenë ndodhur edhe banorëve të tjerë të fshatrave të qarkut Fier, si në Fratar, Hekal, por rasti i tyre është edhe më i keq, pasi janë kthyer në toka krejtësisht të papunueshme më për shkak të rrëshqitjeve të tokës edhe rreth 50 ha tokë bujqësore. Në këtë fshat ditën e djeshme kanë ardhur edhe specialistë nga Prefektura Fier, të cilët kanë ngelur vetëm në detyrën e konstatuesit të dëmit dhe kanë këqyrur vendngjarjen duke ndihmuar banorët në evakuimin e familjeve të të pastrehëve. “Ne kërkojmë nga shteti ndihmë për ndërtimin e shtëpive, pasi mundësitë tona ekonomike janë të pakta”,-kanë pohuar banorët. “Kjo është fatkeqësi natyrore dhe jo për fajin tonë. Gjithsesi ne nuk mund të rrimë jashtë ose të na zërë shtëpia brenda së bashku me familjet tona”, kanë pohuar banorët.
Në afërsi të Radhimës, kalim në një aks
Rrëshqet dheu, në rrezik aksi
rrugor Vlorë-Sarandë
VLORE- Shkarjet e dheut po bëhen çdo ditë e më shumë problematike në rrethin e Vlorës, ku rasti më i fundit është në aksin rrugor Vlorë Sarandë në afërsi të Radhimës. Shkarja e dheut në anë të rrugës e ka zhdukur një pjesë plazhi gjë gjendej nën të, ndërkohë që me qindra metra të një prej korsive janë spostuar me disa centimetra. Ndërmarrja e rrugëve ka marrë menjëherë masa duke e pajisur aksin me sinjalistike me qëllim që mos të kalojnë automjete, ndërkohë që kalimi është devijuar vetëm në një korsi. Sipas kreut të Drejtorisë së Rrugëve të qarkut Vlorës, Edmond Hibro, është kërkuar një ndërhyrje sa më e shpejtë, ndërkohë që janë marrë disa masa provizore. Aktualisht automjetet kalojnë vetëm në një aks, por nëse të dy korsitë do të dëmtohen si pasojë e shkarjes së dheut, dhe rruga mund të bëhet e pakalueshme, e gjithë zona duke nisur që prej Orikumit dhe deri në Sarandë do të kishte probleme në qarkullim. Sipas specialistëve, problem në këtë zonë është dhe krijimi i një By Pass për shkak të afërsisë së kodrës me detin. Për sa i përket shkarjes, në pak ditë ajo ka ecur me ritme shumë të shpejta. Dh. Spiro
Shkodër, bashkia do të ndërmarrë dhe një tjetër nismë, ngritjen e një landfilldi
Projekt për rehabilitimin e zonës
pranë Varrezave të Dëshmorëve
SHKODER- Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me studion italiane TEI ka bërë dje prezantimin e një projekti që do të ndryshojë krejtësisht pamjen e zonës pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku hidheshin mbeturinat. Me zbatimin e këtij projekti jo vetëm merr fund shqetësimi i banorëve të gjysmës së qytetit nga djegia e mbeturinave, por krijon dhe një pamje krejtësisht tjetër në dobi të qytetarëve, pasi zona do të gjelbërohet plotësisht. Projekti do të realizohet në tri faza dhe kap vlerën e 200 milionë lekëve. Ndërkohë Bashkia Shkodër i ka paraprirë këtij projekti që me hartimin e një projekti për ngritjen e landfildit, me qëllim rehabilitimin e zonës ku aktualisht depozitohen mbeturinat urbane të qytetit të Shkodrës. Gjatë prezantimit të projektit për ndryshimin e pamjes së ish-vendgrumbullimit të mbeturinave në periferi të qyteti, kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka theksoi: “Aktualisht qyteti i Shkodrës ka një plagë të hapur të shoqërisë shkodrane, e cila ka nevojë të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Ky projekt që po prezantohet sot mund të themi me plot gojë se është diagnoza më e mirë për shërimin e kësaj plage për territorin e Shkodrës”. Specialistët e studios TEI me qendër në Milano të Italisë, ka prezantuar projektin që konsistonte mbulimin dhe shndërrimin e plotë në një zonë të gjelbër të kësaj fushe që funksiononte si vend i hedhjes së mbeturinave urbane. Specialistët e projektit kanë përshkruar gjendjen aktuale të këtij vend-depozitimi të mbeturinave. Sipas tyre, prania e zjarreve të vazhdueshme dhe ndotja e ujërave nëntokësore kanë bërë që zona përreth dhe qyteti i Shkodrës të vuajnë pasoja negative.
Projekti parashikon:
-Zhvendosjen e një pjese mbeturinash, pasi shtresat nëntokësore të saj janë të depërtueshme për ujërat mbi dhe nëntokësorë duke bërë ndotjen e tyre,
-Mbulimin e pjesës ekzistuese dhe ngjeshjen e tyre,
-Gjelbërim relativisht të ulët të zonës në nivelin e lartësisë së objekteve që ndodhen pranë këtij vendi, (Dihet në këtë vend ndodhen Varrezat e Dëshmorëve dhe aty është edhe monumenti i 5 Heronjve të Vigut)
-Ndërtimin e një argjinature që e ndan dhe mbron njëkohësisht vend-depozitimin nga lumi Kir
-Rrugë
-Pajisje për djegien e gazit të mbeturinave