Përdhunoi nënën: Isha i dehur,nuk mbaj mend gjë
19/02/2010 Ngjarja në Kosovë të Elbasanit, padia nga gruaja 60-vjeçare
ELBASAN- Policia arrestoi një 38-vjeçar me akuzën se ka përdhunuar nënën e tij. T. Pepa lindur e banues në fshatin Kosovë të Elbasanit është denoncuar nga nëna e tij 60 vjeç R. P., e cila ka deklaruar në polici se ishte përdhunuar nga i biri. Menjëherë mbrëmjen e djeshme janë nisur drejt Kosovës një grup agjentësh të policisë, të cilët kanë gjetur në shtëpi 38-vjeçarin dhe gjatë kontrollit gjithashtu ka gjetur edhe një armë të llojit beretë që ai e mbante pa leje. I pyetur lidhur me ngjarjen 38-vjeçari ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me nënën e tij. Ai ka thënë se nuk mbante mënd asgjë të tillë, pasi kishte qenë i dehur. Por nëna mjaft e tronditur pas asaj që ka ndodhur ka kërkuar arrestin e të birit, pasi është përballur me dhunën seksuale. Të paktën deklarata fillestare e gruas është në verifikim e sipër. Djali 38-vjeçar i pamartuar jetonte vetëm me nënën e tij pas vdekjes së të atit disa kohë më parë. Kjo ngjarje e pazakontë ka bërë që agjentët e policisë të tregohen tepër të kujdesshëm, por megjithatë ngjarja është bërë publike. Në komunikimin zyrtar thuhet se arrestimi i 38-vjeçarit është bërë pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me nënën e tij. Aktualisht ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me persona në gjini dhe mbajtje pa leje të armëve. Aktualisht policia ka konfirmuar gjendjen e dehur të autorit të përdhunimit, por me gjithë këtë fakt lehtësues veprimi konsiderohet tepër i rëndë jo vetëm nga ana ligjore, por edhe nga ana morale. L. Lleshi