Deklarata e PS, MJ: I arrestuari nuk ka qënë anëtar i shërbimit diplomatik

Ministria e Jashtme ka reaguar menjëherë pas deklaratave të PS-së për arrestimin e një shtetasi që kjo e fundit e cilësonte si zyrtar të kësaj ministrie. Në një deklaratë për shtyp Ministria e Jashtme ka sqaruar se shtetasi Almir Rrapo është punësuar në MPJ, në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat ligjore në fuqi që kodifikojnë marrjen në punë të punonjësve në administratën publike.
Sipas drejtorisë së burimeve njerëzore të MJ-së ky shtetas nuk ka qenë asnjëherë anëtar i shërbimit diplomatik.
"Paraprakisht, janë kryer të gjitha verfifikimet e nevojshme që ligji imponon në raste të tilla dhe nuk ka rezultuar që në adrese të tij të ketë të dhëna apo konseguenca ligjore që të pengonin marrjen në punë thekson MJ duke shtuar se pasi janë informuar për ndalimin e këtij shtetasi janë kryer të gjitha veprimet ligjore dhe administrative për lirimin e tij nga detyra në funksion teëveprimit të institucioneve të zbatimit të ligjit.
Ditën e sotme PS-ja e ka akuzuar MJ-në që ka punësuar një person i cili ishte akuzuar për trafik droge duke theksuar se Meta e ka kthyer ministrinë në një çerdhe korrupsioni dhe trafiku që ia nxin përditë e më shumë faqen Shqipërisë dhe imazhit të saj