E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Presidentit amerikan Obama

Nuk është marrë ende asnjë vendim. Kështu është shprehur presidenti amerikan Barak Obama për ndërhyrjen ushtarake në Siri. Pasi kanë kaluar 24 orë që nga momenti kur pritej të ndohte sulmi ndaj regjimit të Damaskut, kreu i Shtëpisë së Bardhë duket më i tërhequr edhe pse konfirmon se Bashar Al Aad duhet të marrë një paralajmërim të fuqishëm. 
“Nuk kam marrë ende asnjë vendim, por nëse do të duam të reagojmë për përdorimin e armëve kimike nga ana e regjimit të Asad, i cili është përfshirë në një luftë civile dhe kërkon të mbrohet mendoj se është e rëndësishme të japim një sinjal të fortë. Që të mos ketë një herë të dytë. 
Arsyen se pse Uashingtoni është kaq i bindur për përdorimin e armëve kimike e tregon ‘Foreinj Polisi”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgjuar një telefonatë të një funksionari të lartë të ministrisë siriane të mbrojtjes me njësinë përgjegëjse të armëve kimike. Funksionari kërkonte shpjegime për sulmin që i kishte kushtuar jetën një mijë personave. 
E ndërsa Obama siguron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë një Irak tjetër, refuzon njëkohësisht cdo paralelizëm me luftën e nisur nga ish presisenti Bush pa mbështetjen e Kombeve të Bashkuara. Sulmi do të ndodhë dhe pa miratimin e OKB-së por jo para dhënies së rezultateve përfundimtare nga ana inspektorëve të cilët prej ditësh ndodhen në Damask.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›