Opsionet e Rusise per armet kimike ne Siri

Akuzat kundër Damaskut janë një justifikim, dhe të vetmet prova të sigurta janë ato që fajësojnë rebelët sirianë. Zëvendësministri i Jashtëm sirian ka thënë fjalën e tij për situatën aktuale. Në të njëjtën kohë ai shqipton dhe një kërcënim të qartë për perëndimin. Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca po përdorin gjuhën e terroristëve, duke iu referuar rebelëve. Dhe ajo që shqetëson më shumë ëshët se këta terroristë shumë shpejt mund të përdorin armët kimike kundër popujve europianë.
Shtypi sirian ndërkohë i jep akoma më shumë zë deklaratave të ministrit, duke thënë se sirianët do të mbrohen me cdo mënyrë dhe citojnë fjalët e kryeministrit sipas të cilit Siria do të jetë varreza e agresorëve të saj.
Regjimi sirian po përgatitet për bombardimet e mundshme nga ana e koalicionit perëndimor dhe kjo konfirmohet nga lëvizjet e trupave që po regjistrohen orët e fundit. Ushtarët po pozicionohen dhe po evakuojnë objektivat e mundshëm.