E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Assad Do te mbrojme vendin nga cdo sulm

Presidenti i Sirisë Bashar Al Asad ka deklaruar se është i gatshëm të mbrojë vendin nga cdo sulm. Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror i Damaskut, i cili vijon më tej me deklaratën e tij. “Kërcënimet për sulm kundër Sirisë bëjnë më ët  fortë impenjimin tonë për pavarësinë e popllit tonë. Siria do të mbrohet nga cdo agresion”, shprehet presidenti Asad, fjalë që janë konfirmuar dhe nga delegacioni i Jemenit pas takimit me të. Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë frenuar deklaratat për sulm ushtarak, ndërsa Rusia denoncon dhunim të rregullores së OKB-së nëse do të ndodhë një sulm ndaj regjimit. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›