E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deklarata e Ramës për Agaçin, reagon kreu i PD-së

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi sot pas deklaratës të kryeministrit Edi Rama se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ndodhet në spital në Itali për kurim.

Në një konferencë për shtyp, Berisha kërkoi transparencë dhe solli shembullin e Papa Françeskut, për të cilin ka komunikata çdo ditë nga Selia e Shenjtë.

“Ka një shembull. Një nga personalitet më të fuqishme të planetit, Papa Françcesku ndodhet në spital dhe selia e Shenjtë në respekt të besimtarëve katolikë dhe qytetarëve të botës, lëshon çdo ditë komunikatë”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se Agaçi ka një muaj që është zhdukur.

“Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se, është e vërtetë, ai tregon spitalin, klinikën”.

Berisha u shpreh se me këtë qëndrim që mban kryeministri Edi Rama, lindin dyshime madhore. “Nëqoftëse ai është në spital, të botojë fotot, të botojë komunikatën, të mos thotë saktësisht diagnozën se ndoshta nuk do me ja nxjerrë…”, tha Berisha.

/gj.m/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›