E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e ministrit të Brendshëm italian: Bandat shqiptare, aktive në Itali



Ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, ka deklaruar në një seancë dëgjimore para komisionit të antimafias se mafia e huaj karakterizohet nga një rritje e fortë së fundi. Maroni theksoi se po vërehet lidhja e organizatave të huaja me organizatat kriminale vendase si në kryerjen e akteve të dhunshme, por edhe në rritjen e potencialeve operative. Sipas Maronit, për t’u evidentuar janë organizatat shqiptare që janë aktive në trafikun e drogës dhe të prostitucionit. Por Maroni theksoi se nuk mbeten prapa edhe krimet e kryera nga rumunët, veçanërisht në përdhunime, si dhe nga nigerianët në shfrytëzimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Fakti që organizatat shqiptare janë të specializuara për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore është evidentuar edhe në raportin e fundit të drogave të përgatitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Shqipërinë, ku Shqipëria mbetet vend tranzit i të gjitha drogave, si i heroinës që vjen nga Afganistani, ashtu dhe i kokainës që vjen nga Amerika Latine. Por për të bërë këtë trafik, shqiptarëve u duhet të punojnë në rrjet me organizatat italiane apo greke, në mënyrë që droga të përfundojë në tregjet europiane.

12 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›