E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit. Udhëzimi për dosjet me mangësi në dokumentacion

Procedurat e reja që duhet të ndjekin aplikuesit për dëmshpërblim. Emrat që kanë marrë përgjigje nga Ministria mbi kërkesat e depozituara

Laureta Rryçi

Tiranë - Pjesa më e madhe e dosjeve që kanë dorëzuar ish-të përndjekurit është në fazën e dytë të procesit të shqyrtimit. Për pjesën më të madhe të tyre, përgjigjja e parë nga Ministria e Drejtësisë ishte që dosja duhej plotësuar me të tjera dokumente. Për të gjithë këta persona nisi një punë e dytë, duke shkuar sërish nëpër institucione shtetërore për të marrë dokumentet e nevojshme. Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë pohuan se vetëm pak kohë më parë ky dikaster ka nxjerrë një udhëzim posaçërisht për këtë kategori, që ende nuk i ka kaluar dosja në shqyrtim në themel.
Udhëzimi
Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për të përfituar dëmshpërblim financiar bazuar në Ligjin Nr. 9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, se aplikantët që marrin njoftime për plotësim dokumentesh apo plotësim formularësh të vetëdeklarimit në përgjigjen e tyre duhet të përcaktojnë numrin e dosjes dhe datën e regjistrimit të saj. Ky element është shumë i rëndësishëm sepse ndikon në përfshirjen e menjëhershme të dokumentacionit plotësues në dosjen përkatëse. Paraqitja e dokumentacionit plotësues pa numrin e dosjes e bën pothuajse të pamundur identifikimin e dosjes konkrete për shkak të numrit të madh të tyre për shqyrtim pranë Ministrisë së Drejtësisë. Aplikantët që nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, për shkak të adresës së gabuar apo për shkaqe të tjera, do të ndihmohen nga sektori i trajtimit të kërkesave të ish-të dënuarve politikë në Ministrinë e Drejtësisë.
Emrat
Në listë nuk jepen vetëm gjeneralitetet, por edhe kërkesat e tyre. Në shumicën e rasteve, ashtu siç është bërë publike, pjesa më e madhe e kërkesave është rikthyer për shkak të mungesës së dokumentacionit. Për trajtimin e këtyre kërkesave është ngritur një grup pune, i përbërë nga 21 specialistë. Dosjet e paraqitura në Ministri i nënshtrohen shqyrtimit paraprak dhe konkluzionet e tyre u bëhen të ditura të interesuarve brenda një periudhe të caktuar kohore që zakonisht zgjat disa ditë. Për shumë dosje, që rezultojnë me mangësi në dokumentacion, njoftohen të interesuarit.
Skema
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar si më poshtë vijon:
Në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligjet e mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet, në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e Raiffeisen Bank, i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën e zbritshme të dëmshpërblimit brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitim i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik ose, pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritshme është (shuma në lekë) përfitimi i marrë nga ligje të mëparshme nga ish-i dënuari politik. Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.
Ismail Hysen Zyhra Muçaj 2/3/1924 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 4654 26/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ymer Myrto Zyfe Bushaj 3/9/1923 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 5245 2/4/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ibrahim Haxhi Hike Koka 1/1/1900 Lami Madh-Burrel Dënim Kapital E papërcaktuar 4904 1/4/2008 Njoftim Negativ (mbi llojin e Dënimit)
Vuksan Tom Shkurte Fierza 29/9/1914 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2272 3/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Marije Mrik Pashk Bunjaj 20/5/1947 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2252 3/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Syl Kurt Shkurte Rrucaj 29/11/1910 Tropojë Dënim me Burg E papërcaktuar 12.525 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Përparim Hajdar Zike Kadria 10/12/1920 Skrapar Dënim me Burg E papërcaktuar 12.524 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Lamce Myslym Xhime Hoxhaj 1/3/1913 Vlore Dënim me Burg E papërcaktuar 2257 3/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Myrto Brahim Hamide Goxhaj 4/6/1913 Aranitas, Mallakastër Dënim me Burg E papërcaktuar 12.523 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Dajlan Iljaz Zenepe Shukarasi 1/1/1889 Erseke Dënim Kapital E papërcaktuar 2268 3/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Luigj Pashuk Prende Palalej 28/6/1916 Shkodër Dënim Kapital E papërcaktuar 2253 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ndoc Zef Vitore Precaj 16/3/1962 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 2265 3/3/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Stefan Leksi Pulie Prifti 2/5/1906 Rroskovec, Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 12522 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Selim Ahmet Hamide Merja 9/12/1878 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 2258 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nure Fejza Bejaze Fejzullaj 3/5/1880 Skrapar Dënim me Burg E papërcaktuar 2266 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Namik Hazis Manushaqe Duka 7/8/1938 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12597 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Prene Mark Mare Pernoca 19/12/1915 Rrëshen Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2251 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hava Ramadan Vexhie Duka 5/3/1940 Korçe Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12598 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muço Myrto Selvi Goxhaj 4/1/1945 Aranitas, Mallakastër Dënim me Burg E papërcaktuar 12.521 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Dhimiter Vllasi Laura Dhaskali 8/10/1939 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 12599 23/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Qemal Ismail Merushe Kuci 15/9/1905 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 2260 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Thanas Jorgji Murgo Cakuli 28/6/1934 Kolonjë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2269 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Llan Xhem Fatime Markaj 14/6/1920 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 2270 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Thodhori Anastas Panajo Gramatiko 22/1/1926 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 2264 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kole Prec Prele Deda 20/12/1910 Lezhe Dënim me Burg E papërcaktuar 2262 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ismail Muharrem Hatixhe Haxhiaj 12/1/1905 Mallakastër Dënim me Burg E papërcaktuar 2271` 3/3/2008 Mangësi në Dokumentacion
Havzi Shaban Xhevahire Nela 20/2/1934 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 12560 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Nuo Prentash Fila Gjelosheviç 15/11/1947 Podgorice Dënim me Burg E papërcaktuar 12600 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jaup Marko Fatime Bozaj 10/9/1905 Shkozë, Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 12.519 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Jazo Adem Hava Jazaj 15/4/1841 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 12517 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Sami Asim Nebije Koka 18/7/1898 Sarande Dënim me Burg E papërcaktuar 12484 21/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ali Ukshin Nishane Meshi 13/5/1928 Has Dënim me Burg E papërcaktuar 12549 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Aleks Vasil Ana Nasicenko 24/7/2008 Ukrainë Dënim me Burg E papërcaktuar 12552 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Sulejman Nasuf Rabije Tepelije 5/4/1873 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 12554 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vangjel Kosta Kostandina Gramozi 23/2/1883 Sarandë Dënim me Burg E papërcaktuar 12591 24/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ksanthulla Pavllo Sofia Naci 4/8/1945 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12594 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Muhamer Qemal Hamdije Uzhuri 15/10/1932 Bilisht Dënim me Burg E papërcaktuar 12595 23/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Vangjel Llazo Froso Koça 24/7/2008 Gjirokastër Dënim me Burg E papërcaktuar 12592 23/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ded Marash Prene Deda 1/1/1924 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 12551 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Saimir Reshit Fatime Maloku 12/7/1946 Tirane Dënim me Burg E papërcaktuar 12550 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ronalt Aristotel Vullnete Papa 21/10/1950 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 12546 24/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Muharrem Ibrahim Xhumia Kasmi 14/1/1910 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 12548 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Amalia Pavllo Sofia Karamano 8/9/1940 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12593 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gjon Gjete Mare Lleshaj 7/5/1914 Prosen Dënim me Burg E papërcaktuar 12575 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Luan Ismail Hava Halo 28/10/1948 Sarande Dënim me Burg E papërcaktuar 12574 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Neki Yzeir Bylyre Asllanaj 5/2/1928 Poro, Vlorë Dënim Kapital E papërcaktuar 12573 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Ali Shaqir Zeliha Lila 9/4/1920 Kercukje, Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 12572 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Xhevahire Sadik Prisire Bajraktari 3/6/1919 Flet, Pukë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12567 23/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Katerina Stefo Stamato Gjica 18/6/1940 Qefollorinë, Greqi Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12527 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Marjana Postol Sinka Stavre 13/1/1969 Kallamas, Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 12529 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Muharrem Ibrahim Xhuma Kasmi 14/1/1910 Milot, Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 12535 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Zyfer Jonuz Deliko Ballabani 1/7/1887 Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 12533 22/7/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Bedrie Sali Xhevahire Gjocaj 1/1/1941 Kasaj, Tropojë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12526 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Vera Fejzo Suke Siqeca 20/3/1934 Gramsh Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 12531 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Lush Rustem Rabe Dauti 17/8/1887 Golaj, Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 12530 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion
Daut Qemal Nefo Iljazi 13/2/1955 Durrës Dënim me Burg E papërcaktuar 12532 22/7/2008 Mangësi në Dokumentacion

12 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›