Deklarata e plotë e Ambasadorit Bosch për kodin zgjedhor

Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch në deklaratën e tij sot për herë të parë pas grevës së deputetëve për Kodin Zgjedhor u shpreh se "Është shumë e qartë se ne OSBE dhe ODIHR kemi bërë rekomandime për zgjedhjet e vitit 2005 dhe një prej atyre rekomandime ishte që duhej një administrim gjithëpërfshirës dhe pluralist i zgjedhjeve, dhe se partitë duhet të ishin në gjendje të konkuronin me njëra tjetrën në kushte të barabarta dhe se çdo formë diskriminimi partiak duhet të eleminohet nga çdo kod zgjedhor. Prandaj unë shpresoj që drafti i kodit zgjedhor të diskutohet gjerësisht në komisionin e ligjeve dhe më pas në Kuvend në seancë plenare. Unë gjithashtu shpresoj që të mos krijohen konflikte pasi drafti aktual nuk është i përkryer. ka shumë gjëra aty që duhet të diskutohen. Dokumenti është normalisht ende në proces pune dhe duhet të diskutohet pasi nuk ka përfunduar. Përsa i përket komisionerëve, OSBE-ja ka kërkuar reuktimin e komisionerëve të zgjedhjeve edhe kur ishte në fuqi sistemi 4-4-1 sepse ishte një numër shumë i lartë. Por edhe tani në sistemi 3-3-1 të komisionerëve mund të përfshihen 6 parti dhe jo vetëm dy. Por për këtë gjë duhet të diskutohet, duhet të bëhet një diskutim i hapur. jo cdo gjë që del nga komisioni i reformës zgjehdore është përfundimtare. Duhet diskutim, pasi në kodin zgjedhor ka edhe disa pika që nuk janë korrekte si përshembull puna e transportit të fletëve të votimit. Në kod thuhet që transporti duhet të bëhet ne vendet e numërimit vetëm nga policia dhe vetëm nga policia. por kjo është e pamundur sepse nuk ka numër të mjaftueshmë policësh që duhen për këtë punë. prandaj duhet të angazhohet edhe policia kufitare dhe ndoshta edhe ushtria. janë gjëra të vogla por ama që duhet të diskutohen. Për shembul është edhe çështja e vendosjes së kamerave sipër tavolinave të numërimit të votave. Kemi diskutuar që duhen rreth 1200 kamera. por puna është se kush do të paguajë për këto kamera, duhet diskutuar nga do të vijnë këto para. pra flasim për gjëra praktike duhet folur nga do vijnë paratë. Me kodin e ri zgjehdor ëhstë bërë punë e mirë deri tani, të paktën kemi një kod të ri zgjehdor, por më duhet ta them që ëhstë vetëm një draft dhe drafti ka shumë nevojë për diskutim. drafti u përgatit ngë një grup ekspertësh dhe u miratua nga komisioni i reformës zgjedhore dhe tani ka nevojë për dikutim. Kodi nuk është një cëhstje e vetëm dy partive politike por i të gjithë partive, të cilat duhet të flasin hapur dhe duhet të ketë një bashkëpunim të gjerë, nuk duhet të flasin vetëm dy parti. është një hap i madh që këto dy parti u ulën për të folur, por kodi duhet të përfshijë të gjithë politikën.