E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e presidentit Bush

Autori i Lajmit: red.
Presidenti amerikan Xhorxh Bush, bëri thirrje që t i jepet fund luftimeve në provincën e Osetisë Jugore, që kërkon shkëputjen nga Gjeorgjia. Presidenti Bush tha se luftimet duhet të ndalohen. “Jam tepër i shqetësuar rreth situatës në Gjeorgji. Shtetet e Bashkuara e shohin me shumë seriozitet këtë problem”, tha ai. Ai tha se është veçanërisht i shqetësuar nga fakti se konflikti është duke u përhapur në pjesë të tjera të Gjeorgjisë, duke ju referuar bombardimeve ruse përtej kufijve të Osetisë Jugore. “Dhuna është duke rrezikuar paqen në rajon. Kanë humbur jetë civilësh dhe të tjerë janë në rrezik.” Presidenti Bush tha se të gjitha palët duhet të tërhiqen, t u japin fund armiqësive dhe të punojnë me ndërmjetësuesit për zgjidhjen e konfliktit. “Gjeorgjia është një vend sovran dhe tërësia e tij territoriale duhet të respektohet. Ne kemi bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës dhe tërheqjen e të gjitha trupave”, - tha Presidenti.

Ky lajm është publikuar: 11/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›