E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Helene kërkon ndihëm e emigratëve shqiptarë

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Emigratët shqiptar që kthen në atdhe nga Greqia duhet ti drejtohen të gjithë pikave doganore që na lidhin me shtetit fqinj. Kjo këshillë është dhënë nga Policia Greke, pas fluksit hasur gjatë fundjavës në Kakavijë. Përdorimi edhe i pikave të tjera hyrëse të kufirit për në Shqipëri është këshilluar nga pala greke si zgjidhje e problemit të madh të radhëve që krijohen nga fluksi i emigrantëve. Përmes një njoftimi policia greke ka sugjeruar emigrantët tanë që të preferojnë edhe pikat e tjera alternative, si ajo e Tri Urave në Përmet dhe Qafë Bota, për të ulur disi fluksin që krijohet në doganën e Kakavijës dhe në atë të Kapshticës. Në dy pikat e poprozuara numri i udhëtarëve që procedojnë për hyrje është thuajse i papërfillshëm. Sipas policisë, nëse emigrantët do të shpërndaheshin nëpër të gjitha pikat doganore që janë në dispozicion do të vepronin më shpejt dhe nuk do të ishin të detyruar që të prisnin në radhë nëpër temperatura të larta
Fluksi
Fundjava ka shënuar fluks të madh të emigrantëve që hyjnë në tokën shqiptare përmes pikës së kalimit kufitar në Kapshticë dhe Kakavijë. Situata ka nisur të normalizohet vetëm pak më parë, kur ka filluar të ulet numri i njerëzve që prisnin në radhë për të hyrë në tokën tonë. Burime nga policia bëjnë të ditur se emigrantët kanë qenë të detyruar të prisnin në temperatura të larta, së bashku me fëmijët e vegjël, deri sa u ka ardhur radha të kryenin procedurat në sportele.
Kapshtica
Nga pala greke për shkak të fluksit në rritje dhe punës së ngadaltë gjatë natës dhe ditës së djeshme, sipas vetë emigrantëve janë krijuar radhë të gjata. Nga pala greke po punohet me 2-3 sportele, kurse nga pala shqiptare puna ka vazhduar normalisht me 5 sportele dhe në anën tonë nuk kishte radhë. Duke iu referuar statistikave mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën shqiptare mbi 10 mijë emigrantë dhe 2300 automjete. Ndërkohë, që nga fillimi i muajit e deri dje kanë hyrë 40 mijë emigrantë dhe 9300 automjete.
Kakavija
Fluksi i madh i emigrantëve që duan të hyjnë në Shqipëri ka shkaktuar një radhë të gjatë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në orët e paradites se djeshme radha në anën greke të kufirit arriti në 5 kilometër. Të gjithë, emigrantë shqiptarë me automjetet e tyre, ose me autobusë, në pritje për të hyrë në atdhe. Pas problemit të krijuar me radhën e gjatë, burimet policore pas interesimit, kanë bërë të ditur se nuk ka probleme me vijueshmërinë normale të punës në sportele, si nga dogana jonë, ashtu edhe nga ajo greke. Sipas tyre radha është shkaktuar se në fundjavë zakonisht ka dyndje të madhe emigrantësh që shfrytëzojnë këtë kohë për të lëvizur. Pala greke punonte me 4 sportlele në hyrje dhe 4 sportele në dalje. Kurse dogana jonë punon me 7 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. “Gjatë 10 orëve të fundit kanë hyrë në tokën shqiptare 5700 shtetas dhe rreth 1400 automjete”- thanë burimet nga Kakavija.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›