Gjeorgjia bën thirrje për zjarrpushim
Autori i Lajmit: red.
Gjeorgjia thotë se forcat e saj janë tërhequr tani nga kryeqyteti i Osetisë së Jugut dhe se rusët kanë marrë kontrollin atje. Gjeorgjia i ka dorëzuar edhe një letër zyrtare ambasadës ruse në Tbilisi, ku thuhet se të gjithë forcat janë urdhëruar të respektojnë ndalim zjarri në Osetinë e Jugut.
Letra e Gjeorgjisë për Rusinë
Deklarata thotë se Gjeorgjia ka ofruar bisedime të menjëhershme me Rusinë për t i dhënë fund përleshjeve. Por, edhe pas këtij zhvillimi, ministria gjeorgjiane e mbrojtjes tha se avionë luftarakë rusë kishin bombarduar një aeroport ushtarak në periferi të Tbilisit. Një gazetar i AFP-së tha se pa një avion që po hidhte disa bomba pranë një aeroporti ushtarak. Luftanijet ushtarke ruse janë dislokuar, ndërkohë në porte përgjatë bregdetit gjeorgjian të Detit të Zi, midis tyre dhe në portin Poti, ku Gjeorgjia thotë po se janë bllokuar ngarkesa me grurë dhe karburant. Rusia këmbëngul se nuk ka plane për të ndaluar eksporte të naftës, por rezervon të drejtën të kontrollojë çdo anije që përdor portin. Ukraina ka kërcënuar se do të bllokojë kthimin e anijeve luftarake ruse në bazën e tyre të Sevastopolit, një port ukrainas që përdoret nga marina ukrainase dhe ruse.
Reagim i ashpër amerikan
Shtëpia e Bardhë ka shprehur keqardhje për ato që ajo i quan veprime të rrezikshme dhe të pabarabarta të Rusisë në konfliktin me Gjeorgjinë. Zv/këshilltari për çështje të sigurisë, James Jeffrey, tha se SHBA-ja ishte alarmuar nga situata në përkeqësim në Osetinë e Jugut. Jefrey tha se veprimet e Rusisë mund të kenë impakt afatgjatë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë. Ai tha se SHBA do të ishte shumë e shqetësuar nëse vërtetoheshin njoftimet se forcat ruse të këmbësorisë kishin hyrë në Gjeorgji.
Reagimi i BE-së
Polonia i ka bërë thirrje BE-së të dërgojë një mision paqeruajtës për të ndihmuar në zgjidhje të konfliktit midis Rusisë dhe Gjeorgjisë. Ministri i jashtëm polak, Radoslaë Sikorski tha se ata që janë përfshirë në konflikt duhet të ndalojnë përshkallëzimin e konfliktit. Bernard Kouchner, ministri i jashtëm i Francës, që ka aktualisht presidencën e BE-së, ka shkuar në rajon për bisedime me Gjeorgjinë dhe Rusinë. Ministrat e jashtëm të BE-së do të mbajnë një takim të mërkurën për të diskutuar konfliktin.
Acarohet situata në Abhkazi
Autoritetet në Abhkazi kanë bërë të ditur mobilizim të plotë duke thënë se kanë dërguar rreth një mijë trupa për të larguar gjeorgjianët nga bazat e tyre në grykën Kodori, pjesa e fundit e Abhkazisë që mbahet nga Gjeorgjia. Rusia i ka kërkuar OKB të largojë vëzhguesit ushtarakë që ka në zonë. Gjeorgjia ka akuzuar Rusinë se po dërgon trupa në territor, duke i përshkruar zhvillimet në Abhkazi si shumë të rrezikshme.
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008