Jodi, sasia e pakët tek gratë shkakton mbipeshë
Autori i Lajmit: red.
Shumë amerikanë vuajnë nga simptoma të tilla siç janë duar dhe këmbë të ftohta, temperaturë e ulët e trupit, ndjeshmëri e dobët, dhimbje të forta koke, pagjumësi, sëmundje të ndryshme të lëkurës, djegie të syve, rënie flokësh, thonj që thyhen, probleme më dëgjimin si dhe ajo që duket më qartë, probleme me mbipeshën.
Sipas disa studimeve të bëra, 65 % e popullatës në SHBA vuan nga mbipesha dhe rreth 30 % e tyre vuajnë nga obeziteti. Kërkimet e bëra kanë treguar, se faktori që ndikon te këto simptoma është një veprimtari e ulët e tiroides, e cila mban numrin një në shkaktimin e problemeve të mbipeshës, sidomos te gratë. Por është zbuluar se vaji i arrave të kokosit është një shpresë e re në horizont për të gjithë ata persona të cilët vuajnë në ditët e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulët i tiroides. Nuk mund të kuptohen lehtë problemet që shfaq hipotiroidja por në momentin kur një person që vuan nga kjo sëmundje fillon të trajtohet më vajin e arrës së kokosit e vë re shumë lehtë ndryshimin që ndodh në gjendjen e tij shëndetësore. Përdorimi i vajit të arrave të kokosit në këmbin të atyre ushqimeve që përmbajnë sasi të larta yndyrnash dhe karbohidratesh si: sheqeri, patatet, apo ushqime të tjera me indeks të lartë glicemie; shfaq një diference të dallueshme në balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjinë e përgjithshme trupore. Problematike është gjendja, kur tiroidja ka shfaqur probleme të hershme dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për të rregulluar funksionin e saj. Sepse edhe pse është e shërueshme dhe e trajtueshme, është një sëmundje që duhet trajtuar për një kohë më të gjatë sesa në rastet kur trajtimi bëhet në një fazë të hershme. Një gjendje e tillë e lënë pas dore mund të shfaqë shenja tensioni, ankthi, depresioni dhe lodhje të përgjithshme mendore e trupore. Por trajtimi me vajin e arrave të kokosit dhe duke zbatuar një dietë të shëndetshme bën që këto simptoma të mund të reduktohen. Por tiroidja nuk është një epidemi edhe pse prek një numër të madh njerëzish e vazhdimisht në rritje. Sipas një studimi të bërë në vitin 1995 për 25 862 njerëz, 8.9 për qind e tyre vuanin nga hipotiroidja dhe 1.1 për qind vuanin nga hipertiroidja. Ky studim është një tregues që na lë të kuptojmë se rreth 9.9 për qind e popullsisë kanë probleme me tiroiden. Duke qenë se mosfunksionimi i tiroides sjell edhe probleme të zemrës dhe gjakut është e këshillueshme që testi i tiroides apo kontrollet mjekësore të jenë të vazhdueshme për ata persona që dallojnë simptoma të mosfunksionimit të tiroides.
Nga shkaktohet tiroidja
Nga shumë kërkime të bëra, ka rezultuar se një dietë e varfër, po ashtu edhe një teprim në të ushqyer luajnë rol të rëndësishëm në mosfunksionimin e tiroides. Prej disa dekadash është njohur veprimi i jodit në gjendrën tiroide. Kripa e jonizuar mendohej se e zgjidhte këtë problem, por kjo nuk është plotësisht e vlefshme. Sepse gjatë të ushqyerit merren dhe shumë përbërës të tjerë ushqimorë të cilët pengojnë çlirimin e jodit në gjak. Disa studime kanë treguar se efektet e sheqerit dhe drithërave janë të dëmshme për tiroiden, por përsëri janë ndër produktet ushqimore më të konsumueshme në dietën tonë ditore. Po ashtu edhe disa lloje vajrash të përdoruar për gatim janë të dëmshme sepse kanë në përbërje të tyre përbërës të cilët pengojnë çlirimin e fluorit në gjak. Por tani shpresa për përmirësimet që sjell përdorimi i vajit të arrës së kokosit, tregon edhe për ndihmesën që ky produkt ushqimor sjell edhe në gjendjen mendore.
Efektet e vajit të arrës së kokosit mbi tiroiden:
- Muskujt e lodhur kthehen në gjendjen e tyre normale
- Personi gjendet në një gjendje të plotë relaksi
- Depresioni, ankthi dhe mërzia largohen ndjeshëm
- Trupi rifiton energjinë trupore
- Tiroidja fillon funksionimin e saj normal
- Nuk rrezikohen vuajtje nga mbipesha dhe obeziteti
- Lëkura, sytë, veshët, thonjtë; nuk shfaqin më probleme
Gusha, sëmundje e gjendrës tiroide
80% e popullatës kanë defiçite të jodit dhe probleme të tiroides
Tiroidja është një gjendër me sekrecion të brendshëm që ndodhet poshtë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Deficiencës Jodike
Gusha apo struma është një shfaqje e zakonshme në kushtet e vendit tonë dhe nga ana tjetër ajo mund të jetë e pranishme në shumë sëmundje të gjëndrës tiroide, që nga shtimi dhe pakësimi i funksionit deri te ahisjet dhe tumoret e saj.
Mungesa e jodit zmadhon gjedrën tiroide
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjendrës ose një lobi të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Në botë ka rreth 1 miliard persona që kanë mungesë të jodit. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive.
Struma mund të shtirhet edhe pas dërrasës së kraharorit
Negativisht, ndikojnë ato produkte, që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste, ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë, kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë. Si mjekim për moshat e rritura përdoret hormoni i tiroides. Në vendin tonë si metodë parandaluese është zgjedhur jodizimi i kripës. Por kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
Çrregullimi i tiroides ul punën e zemrës
Kushdo ka pasur probleme me tiroiden është ndeshur edhe me simptomat që ajo shfaq, pra temperaturë e ulët trupore, duar dhe këmbë të ftohta, probleme me lëkurën, sytë, tingëllim të veshëve, këputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumësi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroides prekin edhe zemrën, vihet re një dobësi dhe ulje e ndjeshme në punën e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore
Ky lajm është publikuar: 11/08/2008