Deklaratat, Moisiu kritikon Topallin
Gjashtë ditë përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, ish-presidenti Alfred Moisiu shigjeton nënkryetaren e PD-së, Jozefina Topalli, për gjuhën e përdorur në fushatë. "Në një vend që është anëtar i NATO-s, nuk ishte parë dhe ishte dëgjuar një gjuhë e tillë siç po dëgjohet kohët e fundit për t‘i cilësuar pa asnjë dokument, pa asnjë fakt, për dhënie ndërtimi, jo mafioz, jo spiun e kështu me radhë", tha Moisiu, duke e cilësuar këtë klimë si jo të përshtatshme. Numri një i shtetit gjatë viteve 2002-2007, dënon dhunën verbale të përdorur së fundmi nga palët ndaj rivalëve politikë. Duke iu referuar dy vrasjeve të javëve të fundit të cilësuara si me prapaskena politike, ish-presidenti, u bën thirrje partive të reduktojnë dozën e sharjeve. Në të kundërt, sipas tij, më 28 qershor do të vijë dhe dënimi nga elektorati.
"Forcat politike të nxjerrin konkluzionet e duhura, të reduktojnë urgjent gjuhën e tyre, sepse nuk i mbështet populli, asnjë shqiptar nuk është më pas këtyre 19 vjetëve në ato pozita që të shohë të derdhet gjak për të realizuar një të drejtë kushtetuese që e ka çdo qytetar", tha Moisiu.