E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje banesash, në pranga dy persona

Forcat e Komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë prangosur dy persona, për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje banesash. Mësohet se policia ka arrestuar shtetasin Shaban Hasani për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij u bë në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar iu sekuestrua një automatik. Po kështu blutë e Tiranës kanë vënë në pranga edhe shtetasin Petrit Labi, 30 vjeç, i cili akuzohet për vjedhje banesash. Po sipas policisë Gjykata ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për 30-vjeçarin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›