E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi serial alarmon Parisin, 4 krime që nga nëntori

PARIS- Vetëm pak ditë nga ngjarja e Tuluzës, Franca mbërthehet sërish nga paniku. Kësaj here bëhet fjalë për katër vrasje në Paris, të cilat janë kryer që nga muaji nëntor, ndërsa autori i krimeve nuk është arrestuar ende. 

Vrasjet janë kryer të gjitha brenda dhe përreth kryeqytetit francez, me të njejtën armë, e fundit e ndodhur ditën e enjte.
Ministri i Brendshëm Klod Gueant premtoi se do të bënte gjithçka për ta zgjidhur këtë problem. Ashtu si vrasësi i Tuluzës, i cili u ekzekutua dy javë më parë, edhe autori i këtyre krimeve udhëton me motor.

Të gjithë viktimat janë qëlluar me armë të kalibrit 7.65 milimetra bënë të ditur agjencia e lajmeve France Press. Viktima më e fundit është një vejushë 47 vjecare me origjinë Algjeriane, e cila u qëllua për vdekje në apartamentin e saj në jug të Parisit. Shumë njerëz në Francë nuk e kanë marrë ende veten nga vrasjet e kryera nga Mohamed Merah në Tuluzë, ndërsa ekzekutimet e Parisit kanë ngritur në këmbë policinë franceze.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›