E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Metës, PS: Harrojeni reformën pa transparencën

Partia Socialiste reagoi sot menjëherë pas deklaratave publike të zëvendëskryeministrit dhe njëkohësisht kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Zëdhënësja e socialistëve Armela Imeraj u shpreh se Ilir Meta dhe Sali Berisha duhet ta harrojnë se mund të ketë komisione dhe reformë zgjedhore pa u bërë transparenca e zgjedhjeve të kaluara". Sipas saj, ata që shkelën kodin dhe ligjin e që tani po shkelin kushtetutën duke mohuar transparencën, duhet ta kenë të qartë se çdo gjë fillon me kryerjen e transparencës dhe zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit shkuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›