Shalsi: Qeveria po dhunon qeverinë vendore, duke u kërkuar qytetarëve të mos paguajnë taksat lokale
Tiranë, 29 qershor, NOA Nënkryetari i Grupit të PS-së, Eduard Shalsi ka dalë sot në mbrojtje të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisjes së saj, duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha dhe autoritetet e ngarkuara prej tij se po dhunojnë qeverisjen vendore dhe demokracinë e saj.
Sali Berisha ka zgjedhur një rrugë, të vetmen që ai di : atë të pengimit, bllokimit, atrofizimit me çdo kusht dhe vrasjes së autonomisë vendore. Sjellja e Sali Berishës ndaj bashkive dhe komunave në përgjithësi, por sidomos vendimet e marra kundër bashkive kryesore, dëshmojnë se urrejtja dhe hakmarrja politike janë boshti mbi të cilin mbështetet e gjithë veprimtaria e qeverisë, deklaroi nga selia rozë, deputeti Eduard Shalsi.
Sipas Shalsit Shqipëria renditet i fundit vend në rajonin e Ballkanit sa i përket shkallës së decentralizimit fiskal, ku një pjesë e konsiderueshme e grantit të pushtetit vendor për vitin 2010, sipas Shalsit, do të ndahet përsëri sipas oreksit të qeverisë, gjë që shmang dhe nuk garanton barazinë dhe ndarjen e drejtë midis njësive vendore.
Transferta e pakushtëzuar që kanë marrë bashkitë/komunat për vitin 2010, është 20% më pak se ajo e vitit 2005. Një numër i madh vendimesh qeverie kanë ndërhyrë në mënyrë arbitrare në përcaktimin e taksave dhe tarifave vendore, duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme të ardhurat vendore, theksoi nënkryetari i grupit të PS-së.
Deputeti Eduard Shalsi vijoi me akuzat ndaj mazhorancës se ajo po uzurpon kompetencat dhe grabit autonominë fiskale.
Duke iu referuar thirrjes së prefektit të Tiranës, për mosauditimin e fondeve të buxhetit të shtetit nga Bashkia e Tiranës, Shalsi i cilësoi si sjellje adoleshenteske të prefektëve, prononcime të papërgjegjshme të përfaqësuesve të maxhorancës, këshilla bashkiakë që mblidhen në funksion të partive dhe jo qytetarëve. Kjo është panorama e vërtetë dhe e vajtueshme e pushtetit vendor në Shqipëri.
Sipas Shalsit është vetë Sali Berisha ai që në 29 shtator të vitit të kaluar katërfishoi taksën e reklamës.
Duke nënvizuar si papërgjegjshmëri të kreut të mazhorancës këtë dhunim të pushtetit vendor dhe thirjet për mospagim të taksave, deputeti socialist vijoi duke thënë se nëse deri më tani pushteti i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë buxhetet e njësive vendore kryesore për motive të pastra politike nga dita e djeshme marrëzia dhe papërgjegjshmëria e Sali Berishës ka arritur kulmin duke u bërë thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat dhe tarifat lokale.
mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")