E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mima: Bashkia e Tiranës, pa buxhet

Akuzat

Deputeti i PD-së, Florion Mima, ka akuzuar dje kreun e Bashkisë së Tiranës për mosmiratimin e buxhetit në Këshillin Bashkiak.

“Zoti Rama, në thyerje totale të ligjit, vijon të vjelë tatime, taksa dhe tarifa të cilat tejkalojnë disa herë kufirin e vendosur nga ligji, sipas të cilit të gjitha tatimet, taksat dhe tarifat nuk mund të jenë më shumë se 10 për qind e nivelit tregues të taksës për biznesin e vogël. Partia Demokratike dhe qeveria e mazhorancës do të kthehen në avokatin e mbrojtjes së të drejtave të tatim-paguesve për të garantuar që paratë e vjela padrejtësisht të kthehen në arkat e tyre”, tha Mima. Sipas tij, “të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer pagesën, të injorojnë njoftim-tatimet ilegale të bashkisë dhe të paguajnë vetëm detyrimin që thotë ligji. Mos harroni! 10 për qind e taksës së biznesit të vogël është detyrimi juaj total për të gjitha taksat dhe tarifat lokale”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›