Rruga për në Antigone, jashtë standardeve

Komuna Antigone ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Gjirokastrës. Rruga që të con atje sipas banorëve të komunës ka përfunduar shtatorin e kaluar, ndërsa në një pjesë të mirë të saj tani rezulton e shkatërruar plotësisht.
Cdo ditë nga komuna për në qytet rrgëtojnë mbi 150 mjete të vogla private dhe 4 mjete transporti publik. Drejtuesit e mjeteve thonë se rruga po përkeqësohet cdo ditë.
Kryetari i komunës Antigone thotë se ky aks ende nuk ka përfunduar.
Rruga e cila pritej të kishte parametra mjaft të lartë edhe për faktin se të con drejt një Parku Kombëtar me vlera turistike, nuk plotëson as kushtet minimale të rrugëve dytësore.