E Enjte, 5 Nëntor 2026

Deklaratat e Ramës për SPAK, Këlliçi: Sulm që të mos hetojë aferat e qeverisë!

Pas sulmeve të sotme të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK-ut ka reaguar edhe Deputeti demokrat Belind Këllici i cili shprehet se sipas tij është mesazh i koduar me qëllim që SPAK të tërhiqet nga çështjet që prekin kryeministrin Rama dhe njerëzit e tij. Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se shantazhi ndaj drejtësisë, është vepër penale dhe se sulmi nga ana e kryeministrit tregon se sipas tij Ramës i ka ardhur fundi.

“Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij. Sulmi i tij është mesazh i koduar ndaj SPAK që të tërhiqet nga çështjet që prekin Ramën dhe njerëzit e tij. Kjo në botën perëndimore konsiderohet vepër penale dhe dënohet rëndë. Sulmi i tij i sotme është treguesi se Ramës i ka ardhur fundi. Ai kryeministër që kyç gojën përmendin si favorizues një ministër të brendshme të tij dhe sulmon SPAK kur pritet që të ketë arrestime të tjera brenda kabinetit të tij.  I vetmi turp i SPAK do të ishte nëse i nënshtrohet dhunës së kryeministrit.  Turp do të ishte që Rama dhe qeveria e tij të mos ndëshkoheshin.”, tha Këlliçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›