Deklaratat e Ramës tek ‘360 Gradë’, Malaj: Vlorën e dëmton lista e shokëve
TIRANË- Kandidati i pavarur në Qarkun e Vlorës, Arben Malaj reagon pas deklaratave të kryesocialistit Rama, bërë mbrëmë në News 24 gjatë emisionit “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji.
Akuzave të Ramës se është tradhëtar, Malaj i përgjigjet se Vlora dhe Shqipëria më shumë dëmtohet nga lista e shokëve dhe miqve të kreut të PS.
“Në mënyrë të përsëritur kemi kërkuar që të bëhet fushatë pozitive, bazuar në avantazhet tona. Të detyruar nga spotet dhe fushata shpifëse e Ramës, të bindur se kjo dëmton më shumë PS-në, në detyrim të opinionit publik, pas sulmeve të përsëritura edhe dje në emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit në News 24, Malaj i drejtohet opinionit të vendit të tij dhe votuesve e mbështetësve në qarkun e Vlorës me këtë mesazh. Shqiptarët meritojnë rotacionin. Vlora duhet të jetë modeli dhe suksesi i së majtës. Listat dhe qeveritë e shokëve dhe të miqve e dëmtojnë Vlorën dhe Shqipërinë. Vlonjatët e vlerësojnë miqësinë dhe e urrejnë pabesinë, si në rastin e Kushtetutës dhe atë të listave të minutës së fundit. Vlonjatët e duan pavarësinë dhe e urrejnë nënshtrimin, e duan lirinë dhe i kanë rrëzuar diktaturat. Vlonjatët kanë bërë histori duke u përkushtuar dhe jo duke u zvarritur. Mençuria, trimëria dhe sinqeriteti janë shpirti dhe historia e tyre, pabesia dhe djallëzia, kurrë s'kanë hedhur rrënjë në Vlorë.
Vlora më ka dhënë pavarësinë dhe krenarinë, unë dashurinë dhe përkushtimin. Politika është mision ndaj vendit dhe jo ndaj miqve personalë. Jam i sigurt, në qarkun e Pavarësisë do të votohet për ndryshimin, do të votohet për ta vrarë frikën, do të votohet jo për karriget, por për përgjegjësitë tona. Mirënjohja ime ndaj tyre do të jetë e përhershme dhe e sinqertë”, tha ai.
Më tej Malaj ka kërkuar që vlonjatet të votojnë me zemër dhe jo me urdhër partie.
“Të dashur votues të vendit tim! Merrni pjesë në votime, votoni të lirë. Kush shet votën, blen varfërinë. Votoni me zemër dhe jo me urdhër partie. Votoni kundër listave të kryetarëve dhe mbështesni më të mirët në çdo qark të Shqipërisë. Ta nxjerrim Shqipërinë nga ngërçet, grindjet dhe krizat. Ta shpëtojmë Shqipërinë nga gremina e krizës ku po na çon qeverisja e dështuar Berisha. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve të tyre politike meritojnë një të ardhme më të mirë”, përfundon deklarata e tij.
(m.a/BalkanWeb)