E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Mos tradhtoni Krujën duke votuar PD, ne do e marrim në mbrojtje të posaçme

KRUJË- Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë mitingut përmbyllës së fushatës elektorale në Krujë akuzoi qeverinë se ka shkatërruar djepin e kulturës së historisë Shqiptare për qëllime përfitime partiake. 

“Ju jam mirënjohës se në këtë pik vape jeni mbledhur këtu për të na dhënë këtë mbështetje të jashtëzakonshme në këtë qytet të bekuar. Unë dua t’iu bëj vetëm një pyetje, a e parafytyroni se çfarë do kishin bërë fqinjës tanë nëse do e kishin këtë pasuri të madhe të historisë jo vetëm ët një vendi, por të historisë Evropiane sic është Kruja. A e parafytyroni sikur Kruja dhe Skënderbeu të ishin pasuri e një vendi fqinj se cfarë kujdesi, se cfarë promovimi dhe se cfarë rëndësie do ti kishin kushtuar. E pra ne e kemi Krujës, Kruja është e shqiptarëve dhe Skënderbeu është i shqiptarëve, dhe turpi ku është katandisur kjo vatër e historisë së Shqipërisë dhe djep i historisë së Shqipërisë, është turp i atyre që pushtetin e popullit e kanë kthyer në një fuqi për të gllabëruar gjithçka që i del para. Atë që Saliu i ka bërë Krujës nuk ja kanë bërë dy sulltanë dhe tre rrethime. Ata cka ka bërë Saliu, duke hapur zgavra për të marrë gëlqere dhe duke e gërryer me fabrika nuk mund t’ia bënte asnjë pushtues”, tha Rama. 

Kryesocialisti Rama tha se me votën për “Rilindjen” do përfitojë cdo socialist dhe demokrat i thjeshtë i Krujës, teksa premtoi se me ardhjen në pushtet PS do të marrë në mbrojtje të posaçme qytetin dhe do investojë sic investohet për cdo pasuri kombëtare. 

“Cfarë rëndësie ka tesera që ke në xhep është e PD, ku Berisha e ka kthyer partinë në partinë e familjes,dhe ka rrënuar Krujën. Do e vendosim Krujën nën një mbrojtje të posaçme dhe do investojmë sic investohet për një pasuri kombëtare, kështu do rrisim mundësinë për punësim dhe turizëm në Krujë. Kruja është qytet i bekuar, mos e tradhtoni duke votuar ata që kanë 8 vjet që ja punoi Krujës pabesinë e madhe të shkatërrimit dhe rrënimit të vazhdueshëm. mos e tradhtoni duke votuar që firmosin ndërtimin e guroreve dhe gllabëruar gurët e shenjtë të një shëtitore. Mos e tradhtoni Krujën duke i thënë votë atyre që e kanë kthyer këtë zonën në vendin ku digjen goma, ku prodhohet gëlqere dhe sëmundje për njerëzit e këtij vendit”, theksoi Rama.

Rama përfundoi fjalimin duke shtuar se “me votën ndaj PS do keni një qeveri që do e konsideroi Krujën vend të shenjtë të historisë për ti dhënë Krujës shkëlqimin e humbur në gjithë këto vite barbarie korrupsioni dhe rrënimi”.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›