E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, shirat musonikë shkatojnë mbi 1 000 të vdekur

DEHRADUN- India ka mobilizuar ushtrinë për t'u ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur nga shirat musonikë në veri të vendit, ku bëhet fjalë për më shumë se 1 000 të vdekur pas zaptimit të shtëpive, rrugëve dhe urave nga uji, që ka arritur të izolojë edhe rajonet përreth Himalajës.

''Shirat e rrëmbyer, katër herë e gjysmë më të tepërt nga mesatarja vjetore, kanë shkaktuar 138 të vdekur në Uttarakhand dhe shtetet përreth'', sipas bilanceve të fundit zyrtare.

Por, autoritetet religjioze lokale i frikësohen një bilanci më të rëndë dhe thonë se shifra e të vdekurve i ka kaluar 1 000 persona.
"Ka trupa gjithandej dhe ne vlerësojmë se numri i të vdekurve është mbi 1 000'', deklaroi Ganesh Godiyal, president i një fondacioni që grumbullon shume sekte fetare në Kedarnath dhe Badrinath.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›