E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë

PRISHTINE- Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes i ftuar në emisionin “Rubikon” të KTV-së shprehet se është pro vendimit që shamia të mbartet në shkollë, nga vajzat që janë mbi moshën 16 vjeç.

“Me rëndësi është çfarë ke në kokë e jo çfarë mban mbi kokë. Më shumë po merremi me paraqitjen sesa me përmbajtjen. Unë rrjedh nga një familje me besim islam, por vet nuk jam praktikues i devotshëm i ritualeve”, tha Albin Kurti. 

Kurti shpjegoi edhe arsyen përse VV nuk i është bashkuar protestave të organizuara javëve të fundit nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. 

Kurti theksoi se kur Vetëvendosje suulmonte veturat e EULEX-it dhe ky mision arrestonte aktivistët e tyre, shumë persona fërkonin duart.
“Tani kur EULE-si preku ata, çohen në protesta. Ne kemi kundërshtuar ardhjen e EULEX-it edhe para se ata të vinin”, tha Kurti.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›