Deklaratat e konsullit, MPJ kërkon sqarime nga amb. grek

Megjithatë, Ministria jonë e Punëve të Jashtme, thekson se pavarësisht deklaratave, marrëdhëniet midis dy vendeve nuk cenohen.
“Ministria e Punëve të Jashtme thirri sot, më datë 8 shkurt 2011, Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Tiranë, z. Nicolas Pazios për t’i kërkuar sqarime lidhur me deklaratat e Konsullit grek Theodhoro Ikonomus, në ceremoninë e organizuar, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës Omonia në qytetin e Korçës.
Ministria e Punëve të Jashtme i bëri të qartë qëndrimin e saj mbi këto deklarime, duke i quajtur ato të papranueshme. Deklarata të tilla nuk pasqyrojnë përmbajtjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe cenojnë frymën e miqësisë mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e shkurtët për shtyp.
Tre ditë më parë, Konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu lëshoi thirrje për helenizimin e Korçës. “Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke.”, pat thënë ai.
/S.Lleshi/Start/
2011-02-08 13:27