E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo: Regjistrimi mbi bazë të etnisë, nën frymën e KiE-së

“Nga kjo pikëpamje edhe minoriteti grek në Shqipëri është një kontribuues i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë ashtu sikundër janë kontribuues të rëndësishëm të shtetit helen qytetarët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Prandaj çdo koment apo gjykim mbi këto kontribute apo vlera të patjetërsueshme nga pozita nacionaliste është i dëmshëm dhe bie ndesh me aspiratën evropiane të 2 popujve tanë dhe 2 vendeve tona anëtare të NATO-s”, ka thënë Tavo, njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit.

Deputeti i ardhur nga radhët e minoritarëve, shtoi se regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike është në e Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian. “ Jam këtu se regjistrimi i popullsisë duke përfshirë edhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të deklaruar kombësinë e tyre është në frymën e Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian  dhe çdo deklaratë, çdo ndërhyrje që është në kundërshtim me këtë frymë nga cilido qoftë është e dëmshme edhe për frymën e marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona por edhe për aspiratat e dy popujve tanë”, shtoi ai. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-08 14:51
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›