E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e trajnerëve para ndeshjeve të Ch.L.

Chelsea-Manchester United dhe Barcelona-Shahktar Donetsk janë dy sfidat e të mërkurës në Ligën e Kampioneve.
Derbi anglez në Europë është ndeshja e vetme e çerekfinaleve që në letër duket më e ekuilibruara. Pasi ka dalë nga gara për të gjitha kupat në Angli, Champions mbetet mundësia e vetme e skuadrës së Abramovich të shpëtojë sezonin.
 

Ancelotti (Chelsea) - “Chelsea nuk e ka patur shansin me vete në vitet e kaluara. Jam i bindur se këtë herë i kemi mundësitë ta fitojmë këtë trofe. Ndihemi mirë si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht dhe këtë do ta tregojmë që në ndeshjen e parë me United”.
Kundërshtari i tij në Stamford Bridge, Sir Alex Ferguson është i kënaqur se ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin e Djajve të Kuq.
 

Ferguson (Mancheter United) - “Mungesa e Runit në stërvitje nuk ka të bëjë aspak me kamerat dhe pezullimin e tij. Ai ishte i dëmtuar dhe po u nënshtrohej testeve të ndryshme. Ka një të nxirë në kërci dhe kjo e ka shqetësuar, por sot shpresoj të jetë në rregull për ndeshjen. Çelsi është një skuadër që së bashku me ne ka dominuar futbollin britanik vitet e fundit. Mes nesh nuk ka dallime. Jemi skuadra me shumë kampionë, me eksperiencë dhe trajnerë të mirë. Ekipi që do të kalojë më tej do ta vendosin detajet e vogla. Sigurisht që unë shpresoj që në fund të kalojmë ne”.

Nëse motivet për sfidën angleze nuk mungojnë, Joseph Guardiola frikësohet nga rehatia që i ka zënë lojtarët e tij.
 

Guardiola (Barcelona) - “Këto që dëgjoj dhe lexoj nuk më pëlqejnë, flitet shumë pak për Shakhtar, shkruhet se kampionati spanjoll tashmë ka përfunduar dhe jemi në gjysëmfinale. U kam thënë lojtarëve të mi t`i mbyllin veshët ndaj fjalëve dhe lajmeve të tilla, pasi kemi përballë një superskuadër”.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe Mircea Lucescu, trajneri i Shakhtar Donetsk.
 

Lucescu (Shakhtar Donetsk) - “Mendoj se kjo Barcelonë është skuadra më e fortë në të gjithë historinë e futbollit. Por ne nuk do të luajmë lojën tonë e cila ka na ka sjellur deri në këtë fazë të garës. Mendoj që Barcelona nuk do të ketë punë të lehtë sa supozojnë ekspertët e futbollit”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›