Operohet Kristian Nushi

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 10:44
Kristian Nushi është i detyruar t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, pasi që mjekët e klubit të tij St. Gallen kanë vërejtur se mesfushori kosovar ka një gur në veshkë.
29 vjeçari po ankohej për probleme me dhimbje të pjesës anësore të barkut dhe pas kontrollit të bërë të hënën u vendos që ai të operohet. Ai po qëndron nën përkujdesje në spital, derisa pritet ta kryejë këtë operacion brenda kësaj jave, ndërsa pritet të lëshohet në shtëpi në fund të javës.
Kështu, futbollisti nga Klina, përfaqësues i rregullt i reprezentacionit të Kosovës, do të mungojë të dielën, në ndeshjen e Super League të Zvicrës ndaj Neuchatel Xamax.