Tare suspendohet një muaj

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 10:38
Igli Tare është suspenduar me një muaj moskryerje të detyrës së drejtorit sportiv të Lazios.
Kështu ka vendosur të martën Gjyqi Sportiv i Italisë, me arsyen se ish futbollisti shqiptar, pas ndeshjes me Napolin, fundjavën që shkoi, ka shfaqur agresivitet dhe sjellje të pakontrolluara ndaj gjyqtarit të ndeshjes.
Tare do të mund ta kryejë sërish funksionin e tij vetëm që nga 2 maji.