Frei e Streller, lënë Kombëtaren

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 10:41
Sulmuesit Alexander Frei e Marco Streller kanë bërë të ditur të martën se kanë vendosur të tërhiqen nga Kombëtarja zvicerane. Të dy futbollistët e Baselit e justifikuan vendimin e tyre me reagimin negativ të fansave ndaj tyre.
Më 42 gola në 84 ndeshje, Frei është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve, tek Helvetikët.
Nga këto tërheqje më së shumti mund të përfitojë sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, i cili në të ardhmen mund të ketë minutazh më të madh në Kombëtaren e Zvicrës.