Fushë Krujë, makina përplaset me banesën, 2 të vdekur, 2 të plagosur
FUSHË KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 1:26, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Mësohet se një makinë është përplasur me nje banesë në afërsi të Thumanës, duke shkatuar vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshni në automjet
Armendo Dervishi 25-vjec dhe Enver Veseli 32-vjec.
Ndërkohë mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin edhe 2 persona të tjerë të cilët janë plagosur, por identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.
Nga hetimet paraprake policia bën me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin e tij dhe të përplaset me banesën.
(e.m/BalkanWeb)