E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Shëndetësisë shpjegon anulimin e tenderit nga BB

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili sqaron arsyen pse Banka Botërore ka tërhequr invesitmin 1.1 miliardë dollarë për tenderimin e pajisjeve spitalore. Pasi ka inspektuar aparaturat e reja në laboratorin e Qëndrës Shëndetësore Nr. 2, Vasili iu është përgjigjur interesit të medias për çështjen e bllokimit të tenderimit. Gjatë kontrollit në Qëndrën Shëndetësore Nr. 2 Vasili tha se pajisjet me apratura të reja do të bëhen në të gjitha qendrat spitalore për t`i shërbyer pacientëve në kryerjen e ekzaminimeve.
 

“Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar dhe ka shpallur kompaninë fituese me çmimin më të ulët. Banka Botërore nuk e ka kaluar atë çmim. Është pranuar që të hiqte dorë nga çmimi më i ultë, por Banka Botërore insistoi për një tjetër kompani”, u shpreh ministri.
 

Po në këtë dalje publike, kreu i Shëndetësisë reagoi edhe për debatete brenda LSI-së. Sipas tij, këto nuk janë debate që vijnë nga partia, që përfaqëson, por janë vetëm çështje mediatike në vakumin e lajmeve stinore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›