Unaza e Madhe,Olldashi: Përfundon brenda 12 muajve

Trafiku i Tiranës do të ketë një zgjidhje pas 12 muajsh. Kjo zgjidhje vjen pasi përfundon ndërtimi i Unazës së Madhe, e cila do të jetë një rrugë kyçe për qarkullimin e automjeteve dhe moskrijimin e trafikut.
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë inspektimit ka deklaruar se punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe se nuk ka asnjë penges për përfundimin e saj.
Ndërsa Olldashi ka shpjeguar se janë vendosur edhe 400 milionë lekë në dispozicion të qytetarëve për shpronësimin e tyre, dhe se kjo procedurë është në proces. Ka pasur problem sipas Ministrit të Tranporteve, por gjithçka pas ndërhyrjeve është rregulluar.
Unaza e Madhe e Tiranës është 3.2 kilometra e gjatë nga Komuna e Parisit deri në Sauk. Në të do të ndërohen nën kalime dhe mbi kalime edhe për qytetarët. Do të ketë ndricim si dhe tortuare, gjerësia e saj është 30 metra.