E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregjistrimi i fëmijëve në kopshte, shqetësim për prindërit

Ata duan të rregjistrojnë fëmijet e tyre në kopshte dhe kanë mbajtur rradhë të gjata që në orët e para të mëngjesit. Por realisht prindërit nuk po i shqetëson rradha per orë të tera, por mungesa e vendeve në kopshte ku ata duan te çojne fëmijet e tyre.
 

Ndërkohë, pergjegjësia e arsimit parashkollor, Jonida Matohiti, tha se edhe në këtë rast, ka një zgjidhje. Ajo iu kerkon prindërve të mos shqetësohen pasi të gjithë fëmijet do të rregjistrohen edhe kur për kopshte të tilla ka mbingarkim te numrit të të vegjëlve. Rregjistrimi i fëmijeve në kopshte ka filluar në 29 gusht dhe do të vazhdojnë deri në 9 shtator.

Aktualisht në Tiranë funksionojnë 40 kopshte dhe numri maksimal i fëmijëve që do të pranohen, do të varet nga kapaciteti që ka çdo kopësht.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›