Deklaratë e përbashkët e Kryetares së Kuvendit dhe Kryetarit të Parlamentin Maqedonas Trajko Veljanovski.
Kryetarja e Kuvendit:Marrëdhëniet ekonomike t'i çojmë sa në nivelin e marrëdhënieve politike.
Mirëdita,
Sot kemi të pranishëm Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, z.Trajko Veljanovski.
Më vjen shumë mirë dhe e vlerësoj që vizitën e parë të tij ai e bën këtu në Tiranë.
E urova për zgjedhjen e tij si Kryetar i Parlamentin të Maqedonisë. Jam e sigurt se nën drejtimin e z.Veljanovski marrëdhëniet tona mes dy Parlamenteve do të jenë dhe më intensive.
Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë realisht janë të shkëlqyera dhe ne synojmë që marrëdhëniet ekonomike t"i çojmë sa në nivelin e marrdhënieve politike.
Shpreha vlerësimin, në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për vendimin e marrë në Parlamentin Maqedonas për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, që është për zhvillim dhe të ardhmen e këtij rajoni. Është një vendim shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe i marrë në kohën e duhur.
Natyrisht, diskutuam për projekte të ndryshme në fushën politike dhe në fushën ekonomike, që sëbashku mund t'i çojmë përpara .
Ajo që ne ndajmë sëbashku është se çdo sukses, i secilit prej vendeve tona, konsiderohet një sukses i përbashkët, i të dy vendeve dhe i rajonit në tërësi.
Kryetari i Parlamentit Maqedonas Trajko Veljanovski: Vlerësojmë idetë e Kryetares Jozefina Topalli për Korridorin Tetë.
Shpreh falenderimet e mia për ftesën e bërë nga zonja Kryetare e Kuvendit dhe njëkohësisht është kënaqësi e veçantë për mua që vizita ime e parë zyrtare jashtë Maqedonisë është në Shqipëri.
Kemi biseduar për raportet dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe ndamë të njëjtën ide, se bashkëpunimi politik është i një niveli të shkëlqyeshëm.
Opinioni i këtushëm dhe ai i Maqedonisë e di shumë mirë se ka një bashkëpunim mes dy vendeve në nivel shtetëror, mes qeverive dhe Parlamenteve.
Nga ana ime shpreha dhe urimet e përzemërta dhe të sinqerta për marrjen e ftesës nga Shqipëria, për anëtarësim në NATO.
Ne nuk arritëm ta merrnin këtë ftesë, për arsye të ditura tashmë .
Duke u udhëhequr nga interesa kombëtare, muajin e kaluar, Parlamenti i Maqedonisë miratoi rezolutën për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, rezolutë e cila u miratua dhe nga qeveria e Maqedonisë.
Dhe mendoj se ka qenë koha e përshtatshme për të gjithë rrajonin për marrjen e këtij vendimi.
Nga ana tjetër, ne mendojmë se në fushën ekonomike marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë të një niveli të lartë, megjithatë nga viti i kaluar ka një rritje të këtij bashkëpunimi.
Po mund të ketë pasur një lloj arsyetimi për këtë nivel të ulët, për shkak se të dy vendet kaluan një periudhë tranzicioni. Shpresoj se kjo periudhë tranzicioni ka përfunduar dhe ka nisur një periudhë e marrëdhënieve më të mira ekonomike.
Një nga çështjet që ngriti Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në takim ishtë Korridori i Tetë.
Idetë e saj u pranua nga pala jonë dhe theksoj se të gjithë aktivitet që ne si Kryetarë të Parlamenteve mund ti ndërmarrim për këtë projek ,do t'i realizojmë, sepse jemi të vetëdijshëm që Korridori Tetë është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të dy vendet tona. Përmes investimeve në infrastrukturë ne realizojmë zhvillimin e mëtejshëm të shtetit dhe standarted e qytetarëve tanë.