Kryetarja e Kuvendit: Një ndryshim total i konceptit të filozofisë së menaxhimit dhe funksionimit të spitalit. Fondi për shëndetësinë do të miratohet i detajuar në parlament.
Fjala e Kryetares së Kuvendit në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë.
Unë jam sot këtu për një çështje shumë të rëndësishme, një çështje themelore, atë të shëndetësisë.
Shëndetësia është në gjendje të vështirë, shumë të vështirë në disa sektorë dhe ne, duhet të jemi të ndershëm me veten dhe më të tjerët.
Në fakt është një gjë inkurajuese që gjatë këtyre viteve qeveria ka vënë në dispozicion për shëndetësinë fonde jashtëzakonisht të mëdha.
Në buxhetin e sotëm janë 300 milion dollarë që shkojnë vetëm për shëndetësinë
Në 2005 ky fond ka qenë 15 miliard më pas ka shkuar në 25 miliard duke shënuar kështu një rritje prej një qind million dollarë, që Qeveria, Parlamenti, vendos shtesë për shërbimin mjekësor, spitalet dhe pacientët.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë dyfishuar pagat e infermierëve, janë dyfishuar pagat e mjekëve, ka një rritje prej 8 % të investimeve, dhe ka një rritje kolosale të raportit të fondeve, që cohen në spital, nga 2, 2 në 3 % të GDP.
Kjo do të thotë që fokusi, vëmendja e Qeverisë dhe e Parlamentit, ka qenë shumë thelbësore dhe prioritare.
Megjithatë vazhdoj të them se, situata në shëndetësi është e vështirë, shumë e vështirë. Dhe kjo situatë nuk mund të shkojë më kështu.
Unë përgëzoj qeverinë, që ka marrë një hap të rëndësishëm për decentralizimin e parave dhe për një filozofi të re në menaxhimin e tyre, duke u përpjekur që këto para të shkojnë te pacienti.
Kjo kërkon njëherësh që, Parlamenti, ky komision , mjekët deputetë, të gjejnë instrumentin dhe mekanizmin për të kontrolluar 300 milion dollarë, që ne po japim për shëndetësinë. Është shumë e rëndësishme që fondet janë rritur dhe, po kaq e rëndësishme është gjetja e mekanizmit të duhur për të kontrolluar dhe menaxhuar ato.
Duhen verifikuar nëse 100 milion dollarë që kemi vendosur më shumë, arrijnë atje ku ne kërkojmë, arrijnë te pacienti? Kam në dorë një përmbledhje me informacion mbi situatën e aparateve mjekësore që gjenden në spitale të ndryshme të vendit.
Më rezulton se në spitalet kryesore ka mungesa te mëdha të atyre mjeteve, që janë më elementare, më të domosdoshme, si skaner, që janë vjetëruar, ose nuk funksionojnë , ose mungojnë dhe, e njëjta gjë ndodh me rezonancën magnetike, të mamografive të munguara, jo vetëm në spitalet rrajonale, por dhe në qendër. Janë aparatura të amortizuara ose me difekt, ose nuk funksionojnë edhe për faktin se dikush nuk do që ato të funksionojnë dikut tjetër.
Dhe kjo vlen dhe për skanerat, e rezonancat. Kjo është shumë e rëndë.
Është e patolerushme, e pafalshme që qeveria ka sjellë 300 milion dollarë, një qind million dollarë më shumë se vetëm dy vite më përpara, dhe në spitale nuk ka skaner. Është kriminale, po aq sa rrëzimi i pallatit dje një Gjirokastër. Është filozofi korrupsioni dhe këtë, ne nuk mund ta lejojmë. I kemi sjellë paratë, I ka miratuar Kuvendi. Dhe këto para kanë shkuar për blerjen e automjeteve të drejtorëve të spitaleve. Jo, kështu nuk mund të vazhdohet.
Paratë janë për pacientin. Prandaj e cilësoj si një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm paraqitjen, që bëri sot Ministria e Financave.
Paratë do të fokusohen te pacienti dhe kjo kërkon që rritja e kontrollit të jetë efikase. Ne duhet të jemi të vërtetë me veten tonë
Spitalet janë në gjendje të vështirë dhe ne, në vitet e ardhshme do 'ti ndryshojmë tërësisht.
Do të ndryshojmë tërësisht mënyrën e menaxhimit dhe përqindjen e parave që shkojnë në funksion të këtyre spitaleve.
Me këtë rast, më lejoni tju theksoj dhe një herë se, Komisioni I Shëndetësisë ka një punë shumë themelore. Nuk ka ditë më të rëndëishme për Ministrinë e Shëndetësisë, sesa dita kur miratohet buxheti. Kjo është dita kur bëhet programi dhe strategjia, për atë që do ecet përpara. Sot është një ditë e rëndëishme në përcaktimin e parave që do të investohen, sa pëqind do të rriten rrogat, si do të fokusohen këto para, a do të shkojnë te aparatet, te pacientët, apo në destinacione të paditura.
Unë prandaj jam sot këtu, për gjënë më të rëndësishme, për një ndryshim total të konceptit të filozofisë së menaxhimit dhe mirë funksionimit të spitalit.
Unë jam e sigurt, që në këtë hap të rëndësishëm që është bërë sot, në vitet e ardhshme ne do të transformojmë terësisht situatën në shëndetësi.
Ne do ta bëjmë të detyrueshme që në Parlamet të vendosim mënyrën sesi menaxhohen paratë dhe për t'i çuar atje ku është kërkesa, atje ku është nevoja.
Në kalimin që do ti bëhet nen për nen buxhetit, do jetë komisioni që do të vendosë se, ku do të shkojnë paratë. Këtë do e bëjnë të gjithë deputetët, dhe jo drejtoritë.
Paratë do shkojnë atje ku është situata më emergjente.
Unë falenderoj Ministrinë e Financave dhe ritheksoj se është një ngjarje e jashtëzakonshme që, 100 milion dollarë, para që vlejnë shumë, do të menaxhohen ashtu si duhet.
Falenderoj Komisionin e Ekonomisë dhe deputetët e Komisionit të Shëndetësisë, të cilët do të punojnë që, kur të bëjmë miratimin e këtij buxheti, neni i veçantë për Ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet i detajuar dhe, askush pas ditës së votimit nuk mund të guxojë të lëvizë asgjë.