E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i shëndetësisë shqyrton në parim projektbuxhetin e vitit 2009. Fondet në krahasim me vitin 2008 rriten rreth 14 përqind dhe përbëjnë 4 përqind të PBB-së. Prioritet, përdorimi me efikasitet i këtij fondi.

     Për herë të parë, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i Finacave, Ridvan Bode dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të ekonomisë, Edmond Spaho, morën pjesë sot në mbedhjen e komisionit parlamentar të  shëndetësisë, ku u  diskutua në parim projektbuxheti i vitit 2009.   Buxheti i parashikuar për shëndetësinë në vitin 2009, tha Ministri Bode, është 4 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto Në krahasim me vitin 2005 në sektorin shëndetësor në viti 2009 kalojnë nga 15 miliardë lekë që ishte fondi total që harxhoheshin për sektorin e shëndetësisë në 25.6 miliardë lekë me një rritje të konsiderueshme. Fondet për vitin 2009 në krahasim me buxhetin e viti 2008 rriten me 2.5 miliardë lekë ose 13-14 përqind më shumë.. Investimet në sektorin shëndetësor do të kenë një rritje në krahasim me ato të viteve në vijim dhe 700 milionë lekë të tjera.
Fondi i pagave sigurisht  mundëson atë reformë për rritjen e pagave të personelit me paga të ulëta dhe rreth 14 mijë punonjës të shëndetësisë që përfitojnë nga kjo rritje kanë nje dyfishim të pagës nga viti 2008.   Duke bërë krahasimin me një vit më parë Ministri Bode tha se buxheti për shëndetëinë është rritur 10.4 përqind. Përsa i përket  shpenzimeve kapitale, buxheti i kësaj ministrie për vitin 2009 është 4.3 miliarde lekë ose rreth 23 përqind më shumë se viti 2008, duke u përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës së shërbimit të kujdesit parësor e dytësor.   Shëndetësia do të jetë edhe më shumë në fokus dhe vemendje të qeverisë dhe Parlamentit, tha  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila mori pjesë në këtë mbledhje, duke konkretizuar, ndër te tjera, premtimet e saj në turin kundër tumorit në qytete e fshatra të Shqipërisë për paisjen me aparatura diagnistifikuese në çdo spital rajonal dhe për një monitorim të fortë që paratë e planifikuara për shëndëtësinë të shkojnë për pacientin.   Fondin e projektbuxhetit të parashikuar për shëndetësinë, që do të miratohet në parlament do ta bëjmë të detajuar dhe askush pas ditës së votimit nuk mund të guxojë të lëvizë asgjë., u shpreh Kryetarja e Kuvendit Është shumë e rëndësishme, theksoi ajo,  që fondet janë rritur, por po kaq e rëndësishme është gjetja e mekanzimit të duhur për të kontrolluar dhe menaxhuar ato. 
Duhen verifikuar nëse 100 milion dollarë që kemi vendosur më shumë, arrijnë atje ku ne kërkojmë, arrijnë te pacienti?   Duke u ndalur në gjenden e aparaturave në spitale të ndryshme të vendit, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se:   Nga një përmbledhje e informacionit që kam, më rezulton së në spitalet kryesore ka mungesa te mëdha të atyre mjeteve që janë më elementaret, më të domosodshmet, si skaner, që janë të vjetër, ose nuk funksionojnë , ose mungojnë dhe, e njëjta gjë më rezonancën magnetike, të mamografive të munguara, jo vetëm në spitalet rrajonale, por dhe në qendër. Janë të vjetra ose me difekt, ose për shkak se dikush nuk do që të funksionojnë, sepse duhet të funksionojnë diku tjetër. Dhe kjo vlen edhe për skanerat, e rezonancat. Kjo është  shumë e rëndë. Është e patolerueshme, e pafalshme që qeveria ka sjellë 300 milion dollarë, 100 milion dollarë më shumë, se vetëm dy vite  më parë, dhe në spitale nuk ka skaner. Është kriminale dhe po aq kriminale sa rrëzimi I pallatit dje një Gjirokastër. Është filozofi korrupsioni, dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë.  Në kalimin që do ti bëhet nen për nen buxhetit, do jetë komisioni që do të vendosë se ku do të shkojnë paratë, këtë do e bëjnë të gjithë  deputetët, dhe jo drejtoritë.   Deputetja e Partisë Socialiste, Rajmonda Stefa, anëtare e këtij komisioni,  vlerësoi Kryetaren e Kuvendit dhe Ministrin e Financave për praninë e tyre në këtë mbledhje.
 Ne do ju mbështesim në angazhimin tuaj për kujdesin shëndetësor, tha zonja Stefa, dhe bashkohem me ju për një monitorim më të madh të forndeve që janë parashikuar për këtë sektor.   Edhe Kryetari i Komisionit të ekonomisë Edmond Spaho, tha se paisja e spitaleve rajonale me skanera, aparate mamografie e rezonanca është e domosdoshme dhe plotësisht e mundur me fondin e parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2009. Deputetët e Komisionit të shëndetësisë diskutuan mbi  detaje të fondit të përcaktuar për këtë fushë,  ndërsa Ministrii Finacave Ridvan Bode iu përgjigj pyetjeve të tyre për pika të veçanta.
                                           
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›