E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe diskuton mbi ngjarjen e rëndë të rrëzimit të një pallati në Gjirokastër.

    Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e hënë, 10 Nëntor 2008,ora 17.00,nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.  
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 6.11.2008.
3. Projektligji Për përcaktimin e poligoneve për asgjësimin e municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
4. Projektligji Për Avokaturën e Shtetit.
 
 
Jashtë rendit të ditës, deputetët trajtuan më së shumti ngjarjen tragjike të Gjirokastrës, ku një pallat 5 katësh u rrëzua si pasojë dëmtimit të themeleve, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave.
 
 
Deputeti i Gjirokastrës Genc Ruli kërkoi mbajtjen e një minutë heshtje nga Kuvendi, në respekt të viktimave.
Nga ana e tij ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi kërkoi vënien para përgjegjësisë penale të personave që lejuan ndërtimin pranë pallatit pesë katësh. Ministri Olldashi shtoi se ka patur dhe precedentë të tjerë të rëndë, me disa banesa në Tiranë, ku ende nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia.   Në emër të Grupi Parlamentar Socialist, kryetarja Valentina Leskaj  kërkon hetim të plotë të ngjarjes, duke vënë shkaktarët përpara ligjit Ky është një rast që duhet të vlejë dhe për përmirësimeve ligjore, për strukturat vendimmarrëse- tha zonja Leskaj.
Më tëj seanca vijoi diskutimet me pikat e rendit të ditës.
Deputetët miratuan me shumicë votash.
 
Seanca plenare u mbyll në orën 19.10 minuta.
 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›