E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultimatumi i SHBA reagon politika

Apeli i bere nje dite me pare nga Shtetet e Bashkuara per miratimin e Ligjit per Gjykaten Administrative duket se ka shkundur politiken.UPDATE

Toni paralajmerues i perdorur ne njoftimin per shtyp te shperndare nga ambasada e SHBA-se ne Tirane ka shkaktuar reagimin e menjehershem te te dy kraheve te politikes. Ne fillim Partia Socialiste ka bere publike nje pakete nismash qe synojne sipas saj gjetjen e gjuhes se perbashket dhe normalizmin e situates politike ne vend. Sipas PS apeli i SHBA ndash se eshte nje kembane alarmi qe i bashkohet thirrjeve te vazhdueshme te partnereve nderkombetare per stabilizimin e jetes politike dhe nderrmarjen nga ana e kuvendit e nje sere nismash ne permbushje te ketij qellimi. Ne krye te paketes se PS qendron kerkesa per hetimin e zgjedhjeve me ngritjen e komisionit hetimor me shumice dhe drejtim te opozites dhe mandate te pakushtezuar per te hetuar dokumentacionin e gjendur ne kutite e materialeve zgjedhore.

Ne kete pakete nismash te udhehequr nga kerkesa per hetimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit pervec ligjit per Gjykaten Administrative Partia Socialiste kerkon gjithashtu miratimin e nje Rezolute ku percaktohen masa konkrete per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit tha kreu i grupit socialist Gramoz Ruci.
Si pjese te kesaj pakete socialistet ofrojne angazhimin e plote te tyre edhe per nje sere pikash te tjera nder te cilat kryerjen e nje reforme elektorale te bazuar ne raportin e OSBE ndash ODHIR dhe nga perfundimet qe do te nxjerre komisioni hetimor. Gjithashtu kryerjen e nje reforme kushtetuese ligjore dhe institucionale qe synon forcimin e metejshem ne sistemin e drejtesise.

Kerkojme miratimin e nje kuardri te ri ligjor dhe rregullator ne funksion te transaparences se plote dhe funksionimit te pavarur te Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve dhe te Radio Televizionit Publik.Partia Socialiste eshte e gatshme te filloje menjehere punen per realizimin e te gjitha pikave perfshire edhe ligjin per Gjykaten Administrative ne momentin e pare qe mazhoranca shpreh vullnetin e saj pozitiv per kete pakete nismash tha Ruci.
Sipas selise roze ky eshte momenti qe kryeministri Berisha te tregoje se eshte i gatshem te gjeje kompromisin dhe gjuhen e perbashket me opoziten si nje moment kyc per te gjithe vendin.

Por menjehere me pas Partia Demokratike e cilesoi si zhgenjyes kete qendrim te socialisteve e. Duke kujtuar se ka qene opozita ajo qe nuk ka votuar prej me shume se nje viti ligjin per Gjykaten Administrative demokratet i kerkuan opozites te heqe dore nga kushtezimi i kerkeses se Shteteve te bashkuara per Gjykaten Administrative dhe te mos mbajne peng ligjin.

I kemi bere te qsrte ps madje edhe sot qe po flasim se jemi gati te pranojme dhe te votojme cdo verejtje dhe prozim te tyre qe shkon ne favor te permiresimit te ligjit dhe kete jemi plotesisht te gastshem qe ta bejme edhe ne senacen me te afert ne parlament tha kreu i grupit demokrat Astrit Patozi.

Per demokratet eshte e papranueshme qe ligji per gjykaten administrative te lidhet me hetimin e zgjedhjeve.

Por PS nuk mund dhe nuk duhet ti kushtezoje votat e veta me shkeljen e kushtetutes ligjeve dhe vendimeve te gjykatave te vendit. Eshte ne intresin e PS qe te deshmoje se edhe per ceshtje te medha kombetare di te ngrihet ne lartesine e nje opozite serioze dhe dinjitoze.Mbetemi ende me shprese qe opozita te mos e djege kete shans. Ka ende kohe. E enjtja nuk eshte as afer as larg tha Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›