E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratë për pavarësinë e veriut të Kosovës

Autorët e deklaratës ende nuk janë bërë të njohur, por mësohet se deklarata bëhet në emër të të ashtuquajturës “Bashkësi e Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”. Menjëherë ka ardhur reagimi i Beogradit zyrtar, që është distancuar nga deklarata. Sipas zyrtarëve serbë, autorët e deklaratës nuk ia duan të mirën serbëve të Kosovës.

Deklarata serbe i kërkon të ashtuquajturit Kuvend të Bashkësisë së Komunave të Kosovës dhe të Metohisë që të miratojë “vullnetin e lirë të qytetarëve serbë për pavarësinë e territoreve të komunave të krahinës autonome”. Sipas BBC-së, nxjerrja në qarkullim e një deklarate të tillë nuk mbështetet as nga Beogradi, as nga liderët politikë serbë të Kosovës. Por duket se ajo është parë me një dozë shqetësimi në Prishtinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›