Kinë-Tajvan, marrëveshje historike në ekonomi
Marrëveshja e quajtur “Economic Cooperation Framework Agreement” (Ecfa) është shumë më tepër domethënës duke parë polemikat për përforcimin e armatimeve të Kinës në Paqësor, ku Pekini mban më shumë se një mijë raketa drejtuar ishullit. Në një raport të publikuar të hënën nga Pentagoni në ShBA, thuhet se modernizimi i flotës kineze “po ndryshon balancën e forcave në zonë”.
Pekini i ndërpreu marrëdhëniet ushtarake me Shtetet e Bashkuara pasi Uashingtoni autorizoi në fillim të vitit shitjen e armatimeve të sofistikuara Tajvanit, me një vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh. “Ecfea” parashikon që Pekini të ulë tarifat për importin e 539 produkteve tajvaneze ndërsa Tajvani do të bëjë të njëjtën gjë për 267 produktet kineze. Sipas ekonomistëve marrëveshja mund të kontribuojnë në krijimin e 260 mijë vendeve të reja të punës në Tajvan, ku ekonomia e bazuar në eksport u godit rëndë nga kriza financiare ndërkombëtare.
është llogaritur që reduktimi i tarifave do të arrijë rreth 13.84 miliardë dollarë për Tajvanin dhe 2.86 miliardë dollarë për Kinën. Marrëveshja u kontestua nga opozita tajvaneze, që e cilëson si një tjetër hap drejt “nënshtrimit”, por është mbështetur shumë nga presidenti kinez Hu Jintao, i cili shpreson që “kjo do ta bindte opinionin publik tajvanez për avantazhet e ribashkimit me Republikën Popullore të Kinës”.
Tajvani është i pavarur që prej vitit 1949, kur pas përfundimit të një lufte të përgjakshme civile, nacionalistët e Kuomintang gjetën strehim pasi u mposhtën nga komunistët e drejtuar nga Mao Ce Duni. Megjithatë Pekini e cilëson Tajvanin si pjesë integrale të territorit të vet. Marrëveshja tregtare është më e rëndësishmja që është marrë ndonjëherë ndërmjet Kinës dhe Tajvanit në këto dhjetëvjeçarët e fundit dhe sipas programit të presidentëve Hu Jintao dhe Ma Ying-jeou, duhet të ndiqet nga një marrëveshje e dytë për mbrojtjen e pronës intelektuale, çka do t’i përgjigjej edhe shqetësimeve të industrisë tajvaneze me teknologji të lartë.