E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Trazirat e Himarës ishin të qëllimshme

Në një intervistë për BBC-në në shqip, z. Xhufi theksoi se ky qytet jo rrallëherë është kthyer në një djep ngatërresash që pretendohet të jenë me sfond etnik, ku roli i Athinës zyrtare është i qartë.

“Ky ka qënë qëndrimi që nga koha e krijimit të shtetit grek, i cili ka shfrytëzuar statusin që ju njoh Kishës Ortodokse Greke pas rënies të Konstandinopojës më 1453-shin, kur Patrikut Grek iu la e drejta nga Sulltani të merrej me të gjitha popullsitë e krishtera. Kjo e drejtë përfshinte dhe hapjen e shkollave në të gjitha vendet ku kishte ortodoksë, cka ndodhi edhe në Shqipëri, e ndër të tjera dhe në Himarë”, shprehet historiani Pëllumb Xhufi.

Më pas ai shton se ky kriter vazhdon të ndiqet nga shteti grek, i cili identifikimin e popullit me fenë vazhdon ta ndjekë edhe sot.

“Politika e tyre pretendon se atje ku ka pasur shkolla greke, edhe popullsia është qartazi e tillë. Një gjë të tillë Geqia e kërkoi edhe në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Versajë, por nuk iu njoh nga fuqitë e mëdha”, deklaron z. Xhufi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›