Deklaratë për shtyp e Presidentit Topi pas takimit me Presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov.

12 maj 2009
Shkup
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dha një deklaratë për mediat e pranishme menjëherë pas takimit bilateral me Presidentin e ri të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në të cilën u shpreh:
“Përshëndetje të gjithëve!
Natyrisht që unë e falenderova Presidentin Ivanov për ftesën dhe sigurisht që në këtë ditë të shënuar për të, i urova suksese në detyrë në të mirë edhe të populli të Maqedonisë.
Ne rikonfirmuam edhe njëherë nivelin mjaft të mirë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, që padyshim ka një ndryshim thelbësor nga e kaluara. Ky është kontributi i lidershipit të dy vendeve tona, por edhe i faktorëve shoqërorë respektivë të të dy vendeve, të cilët e kanë rritur aspiratën e tyre për t’u bërë pjesë e familjes euro-atlantike.
Patjetër që ne diskutuam gjerë e gjatë për marrëdhëniet që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Diskutuam që është e nevojshme jo vetëm të mbajmë, por edhe ta forcojmë më tej nivelin e dialogut politik, të vazhdojmë të ndërtojmë projekte të përbashkëta për zhvillimin ekonomik të dy vendeve tona dhe të atij rajonal. Patjetër që këto do të jenë edhe në funksion të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe për të rritur standardet e mirëqenies së shoqërive tona.
Ramë dakord me Presidentin Ivanov që situata në rajon ka ndryshuar për të mirë. Sikurse jam shprehur dikur, po shprehem edhe sot drejtpërdrejt përpara mediave, se pavarësisht nga ndryshimet shumë pozitive të mendësisë së lidershipit në Ballkan, ne e ndjejmë të nevojshme ta forcojmë e ta modernizojmë këtë mendësi, sepse ajo që nuk mund të ngatërrojmë është pika e orientimit. Përderisa pika e orientimit në simbolikën e vet është Brukseli, sepse në Bruksel ekziston selia e NATO-s, por edhe qendra administrative e Evropës së Bashkuar, kjo tregon që ne duhet të jemi sinergjistë.
Këtë e shpreha edhe para Presidentit që nuk mund të futem në ekskluzivitetin e të drejtës së të zotit të shtëpisë për çështjen e ftesave, por unë kam një lloj keqardhjeje që zoti Sejdiu nuk ishte i pranishëm sot! Më shumë e impozova bisedën mbi nevojën dhe domosdoshmërinë që të gjithë vendet e Ballkanit duhet të vlerësojnë se realitetit gjeo-politik në Ballkan ka ndryshuar, sidomos pas njohjes nga pjesa më e madhe e vendeve të rajonit të shtetit të ri të Kosovës dhe në frymën që ekziston e që stimulohet nga partnerët tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë, është mëse e nevojshme që në tryezat rajonale që do të zhvillohen në të ardhmen, - meqënëse është bërë traditë që presidentët e Ballkanit të mblidhen në mënyrë frekuente, - patjetër që aty duhet të jetë edhe Presidenti Sejdiu! Kjo do t’i kontribuonte rritjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, domosdoshmërisë për bashkëpunim në të gjitha nivelet qoftë për lëvizjen e lirë të njerëzve qoftë edhe për vetë marrëdhëniet njerëzore, për zhvillimin ekonomik, për kontrollin e kufijve dhe të trafiqeve ilegale dhe mbi të gjitha, për mbajtjen e një ekuilibri të rëndësishëm politik të vendeve të rajonit.
Unë jam i bindur që kjo vizitë i kontribuon pikërisht këtij qëllimi dhe gjeta edhe predispozicionin e Presidentit Ivanov që marrëdhëniet midis vendeve tona të thellohen. I bëra edhe një ftesë Presidentit Ivanov, sepse së shpejti ekziston mundësia e një takimi mes vendeve që kufizohen me Shqipërinë duke ftuar Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi në nivel presidentësh për të diskutuar mbi projektet tona të përbashkëta që janë në funksion të standardeve të familjes evropiane.
Edhe njëherë i nderuari zoti President, duke marrë parasysh edhe intensitetin e axhendës suaj sot, dëshiroj t’ju uroj suksese në detyrë dhe meqënëse ju përmendët simbolikën e veçantë të liqenit të Ohrit, i cili është ekosistemi që e ndajmë së bashku, patjetër që duhet të ketë edhe simbolikën e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, dhe patjetër do të kontribuojë ndjeshëm në të gjithë harmoninë që duhet të ekzistojë mes faktorit shqiptar në Maqedoni, faktorit maqedonas dhe faktorëve të tjerë për stabilitetin politik të vendit dhe për të rritur stabilitetin në të gjithë rajonin.
Urimet më të mira”!